Deputeti i PD, Edi Paloka, ka komentuar reagimin e kryeministrit Rama lidhur me rastin e Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Ai nuk ndalet me fyerjet ndaj Ramës, ndërsa vendos theksin tek deklarata e dhënë më herët nga kryeministri, ku pranoi se vajza është dhunuar.
Teksa i drejtohet me fjalë të ashpra Ramës, Paloka flet po ashtu edhe për udhëtimin e këtij të fundit me njerëzit në nevojë drejt Stambollit. Paloka shkruan në Facebook se nga Rinasi, Rama mori charterin e tij, ku postoi edhe video për udhëtimin e tij të radhës.