Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Banda vjedh nën kërcënimin e armëve 20 mijë euro, identifikohen dy personat në kërkim

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Banda vjedh nën kërcënimin e armëve 20 mijë euro, identifikohen dy personat në kërkim

Personat që realizuan vjedhjen spektakolare dje në Vlorë, dyshohet se janë grup i mirë-organizuar, të ardhur nga Fushë-Kruja, dhe jo amatorë. Ky përfundim vjen në sajë të dinamikës së ngjarjes, kryerjes së grabitjes në një zonë mjaft të populluar dhe largimi nga vendi i ngjarjes duke përdorur dy automjete për të humbur gjurmët.

Burime ende jo zyrtare thonë se janë grabitur nën kërcënimin e armës rreth 20 mijë euro. Këto janë detajet e reja që vijnë nga grabitja e furgonit të linjës Firence-Vlorë, mëngjesin e djeshëm, nën kërcënimin e armëve të zjarrit. Një perj autorëve të prangosur është Armand Kuqi, 29-vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, ndërsa në kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorët e tij. Të njëjtat burime shtojnë se janë identifikuar dy personat në kërkim, banorë nga Fushë-Kruja.

Grabitja

Në momentin e grabitjes, furgoni sapo kishte mbërritur dhe po parkonte. Udhëtarët ishin kryesisht pasagjerë që cilët vinin nga Italia, ndërsa shuma e parave të grabitura mbetet ende e paqartë, pasi fillimisht dje u raportua për 10 mijë euro, ndërsa burime nga policia pohojnë se janë rreth 20 mijë euro. Vetëm njërit prej pasagjerëve, një të moshuari, grabitësit i morën çantën me 4 mijë euro.

Detajet

Autorët e ngjarjes, pas grabitjes janë larguar menjëherë me dy automjete, të cilët në tentativë për t’iu shpëtuar forcave të policisë që ishin vënë në ndjekje të tyre, kanë braktisur 2 mjetet me të cilët ikën nga vendi i ngjarjes tek nënkalimi i “Panajasë”, dhe janë larguar në këmbë nëpër kodrat e “Panajasë” për t’u fshehur në pyll.

Nga policia e qytetit bregdetar bëhet me dije se pas 30 minutash ndjekjeje, falë mbështetjes edhe nga FNSH e Fierit, u bë i mundur kapja e 29-vjeçarit Armand Kuqi, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. Ndërkohë është shoqëruar edhe një person tjetër, dhe po punohet nëse është i përfshirë ose jo në ngjarjen e ndodhur.

Policia ka identifikuar edhe një tjetër bashkëpunëtor në grabitje, e bën me dije se po vijon ndjekja për kapjen tij, por pa dhënë detaje për emrin.

Për këtë grabitje u angazhuan rreth 70 forca policore, të përbëra nga shërbimet e Komisariatit, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Forcat Operacionale FNSH të Fierit, si dhe për ndjekjen e autorëve po përdoret edhe qeni i gjurmës.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjetet dhe 2 armët e zjarrit që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Policia vijon veprimet procedurale dhe hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

https://tiranatoday.com/maskat-ia-moren-ne-mes-te-dites-4-mije-euro-mi-dergoi-djali-jane-para-te-vena-me-mund/

 

Tags: autoretBandafurgonivjedhjevlore

TË LIDHURA

LAJMI I FUNDIT/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni

13:54 | 17/10/2025
Fugoni i bërë copë/ Aksidenti në Librazhd, përplasen dy automjetet, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Fugoni i bërë copë/ Aksidenti në Librazhd, përplasen dy automjetet, pamje nga vendngjarja

13:41 | 17/10/2025
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Celibashi: Do të testojmë numërimin e votave me Inteligjencën Artificiale
Aktualitet

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Celibashi: Do të testojmë numërimin e votave me Inteligjencën Artificiale

13:28 | 17/10/2025
Next Post
Gjesti human i vogëlushes pushton rrjetin, kjo video do t’jua ndryshojë ditën

Gjesti human i vogëlushes pushton rrjetin, kjo video do t'jua ndryshojë ditën

Video/Shpërblime të majme për lindjet e reja, Rama: Çiftet që bëjnë tre fëmijë do…

Video/Shpërblime të majme për lindjet e reja, Rama: Çiftet që bëjnë tre fëmijë do...

Taulant Balla ironizon gazetarin: E di ti, ke qenë kandidat në Itali. Dudushi: Lëri ironitë me mua

Taulant Balla ironizon gazetarin: E di ti, ke qenë kandidat në Itali. Dudushi: Lëri ironitë me mua







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Protesta për UÇK/ “Hashim Thaçi”, qytetarët brohorasin emrin e ish-presidentit të Kosovës në Tiranë
Kosovo

Protesta për UÇK/ “Hashim Thaçi”, qytetarët brohorasin emrin e ish-presidentit të Kosovës në Tiranë

by mirseda
15:08 | 17/10/2025
0

Pak orë nga nisja e protestës në mbështetje të ish kombëmandatëve të UÇK, të cilët mbahen në...

BIRN: Tjetërsimi i qindra votave në Qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

BIRN: Tjetërsimi i qindra votave në Qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

15:06 | 17/10/2025
LAJMI I FUNDIT/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni

LAJMI I FUNDIT/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni

13:54 | 17/10/2025
Fugoni i bërë copë/ Aksidenti në Librazhd, përplasen dy automjetet, pamje nga vendngjarja

Fugoni i bërë copë/ Aksidenti në Librazhd, përplasen dy automjetet, pamje nga vendngjarja

13:41 | 17/10/2025
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Celibashi: Do të testojmë numërimin e votave me Inteligjencën Artificiale

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Celibashi: Do të testojmë numërimin e votave me Inteligjencën Artificiale

13:28 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com