Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Apeli i tre fëmijëve: Shokët na përbuzin, mësuesja na rreh se jemi të varfër

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
Apeli i tre fëmijëve: Shokët na përbuzin, mësuesja na rreh se jemi të varfër

Ismail Shima është vetëm 39 vjeç, por jeta e ka mundur. Jeton në Kashar me bashkëshorten Flutura, e cila është e sëmura dhe 3 djemtë. Gëzimi 13 vjeç, Arbeni 11 vjeç dhe Ergysi 8 vjeç. E vetmja e ardhur e tyre janë kanaçet.  Ku shpesh herë Policia Bashkiake ia merr karrocën për t’i çuar në landfillin e Sharrës. Por, kjo do të thotë një ditë më shumë pa ngrënë bukë.

“Unë jetoj në mizëri. Marr një ndihmë ekonomike prej 40 mijë lekë të vjetra. Por, edhe ajo më shkon për drita e ujë. Unë me të vërtetë që nuk kam shkollë e nuk di të shkruaj, por një punë për mua nuk e paska ky shtet?!

Unë jetoj me kanaçe dhe atë karrocë e kam punë. Të cilën policët Bashkiakë shpesh herë marrin. Madje fusin edhe ndonjë shqelm, ose ka pasur raste që më kanë tërhequr zvarrë. Vetëm sepse nuk doja t’ia jepja karrocën.

E si t’ia jap unë atë karrocë, po fëmijët e mi çfarë do hanë?! Të cilët kanë ndenjur me net të tëra pa ngrënë.”

Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën e vetë dhe ta fusë me kokë nëpër kazanë të plehrave. Nuk kam ndonjë mbështetje tjetër unë, se nëse do të kisha edhe unë do ta lija fëmijën në shtëpi. Ai nuk ka kohë të mësojë, sepse sapo mbaron shkollën, vjen me mua e kthehemi në darkë vonë.”

Edhe pse shtëpia është në pronësi të Ismailit, të cilën ia ka lënë babi, ajo është në gjendje të shkatërruar. Pasi çfarë bie jashtë, hyn brenda. Dhe 39-vjeçari nuk ka mundësi për ta rregulluar.

“Dhoma mbushet plot me ujë dhe në dimër bën shumë ftohtë. Sidomos në darkë, pasi ne të tre mbulohemi me një batanije. Unë dua të na rregullohet shtëpia dhe të kemi krevate të reja, sepse të ato që flemë na dhembin kockat”, rrëfen me lot në sy Ergysi.

Gëzimi, djali i madh i familjes, prej moshës 6 vjeçare dilte në kazanë, për të marrë atë çka të tjerët hidhnin. Sepse nëse për dikë është mbeturinë, për këta fëmijë është luks.

“Nuk kam çfarë të bëj, më duhet të dal me babin. Mbi tre herë më kanë rënë të fikët në shkollë, pa ngrënë e pa pirë, si edhe mësuesja më gjuante pasi nuk bëja detyrat. Jo se nuk dua, por nuk kam kohë. Po ashtu edhe shokët më shajnë e më thonë ‘zhulanjos’. Mua më vjen shumë keq, edhe për babin sepse ai lodhet e mundohet çdo ditë të na gjejnë neve diçka për të ngrënë.”

Fëmijëria e tyre nuk është aspak si e të tjerëve, ata nuk i shijuan pushimet si shumë fëmijë të tjerë. Ata as nuk e njohin detin.

“Nuk kemi shkuar asnjëherë në plazh, nuk e dimë si është deti. Do të donim shumë ta njihnim, por nuk kemi mundësi’, thonë me zërin e mekur.

Mes dëshirës për t’u arsimuar dhe skamjes në të cilën jetojnë, për djemtë shkolla është kthyer në një ferr. Sepse të gjithë i përbuzin.

“Në shkollë nuk kemi asnjë shok, sepse nuk na duan dhe nuk na afrojnë fare. Më kanë shtyrë disa herë dhe unë i kam thënë mos më ngacmoni se jam gjynah. Kurse mësuesja prapë ma ka shkulur mua veshin, e më rreh mua. Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata. Unë kam qejf të ulem me shokë, kurse ata nuk pranojnë. Prandaj edhe unë nuk duam të shkojmë në shkollë. Kemi turp. Ne nuk kemi lekë as për të blerë librat apo mjetet që na duhen.”

Ata nuk kanë dëshira të mëdha, as ëndrra për të ardhmen, këta fëmijë kërkojnë veç të hanë dhe t’i duan. Kaq mjafton që edhe ata të jenë të lumtur.

“Veç të hamë bukë”, me këtë fjalë largohemi nga familja Shima. Duke lënë pas sytë e tre djemve të cilët po humbasin çdo shpresë se nesër do të kenë një jetë më të mirë. TIRANA TODAY

Tags: familje e varfërfemijetIsmail Shimakushte ekstremepa librapërbuzinshokët

TË LIDHURA

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut
Aktualitet

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes
Aktualitet

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Next Post
Video/Emina Çunmulaj thyen rekord, mbledh 30 mijë dollarë. Ja bashkëpunimi me “Fundjavë Ndryshe”

Video/Emina Çunmulaj thyen rekord, mbledh 30 mijë dollarë. Ja bashkëpunimi me "Fundjavë Ndryshe"

“Jot ëmë ia ka vënë…”, Barka flet për mediat greke. Pse i tha Ngjela: Ik thyej qafën, je në Shqipëri këtu!

“Jot ëmë ia ka vënë…”, Barka flet për mediat greke. Pse i tha Ngjela: Ik thyej qafën, je në Shqipëri këtu!

Video/Arta Marku ia hedh Vettingut, KPK i nxjerr në shesh “historinë”

Largoi prokurorët e "Shullazit" dhe “Tahirit”/ Pse të njëjtën ditë Arta Marku sekuestruan pasuritë e Hablajve?







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com