Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/ Pas darkës surprizë, Veliaj i bën një premtim Reshat Arbanës

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Video/ Pas darkës surprizë, Veliaj i bën një premtim Reshat Arbanës

Një jetë në skenë, një jetë në shtëpinë e çdo shqiptari. Një artist i cili ka bërë çdokënd të përlotet me mjeshtërinë aktoriale. Është “Nderi i Kombit”, Reshat Arbana, i cili në datën 15 shtator festoi ditëlindjen e tij të 78-të.

Për nder të një prej figurave më të mëdha të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Bashkia e Tiranës organizoi një darkë mbrëmjen e shkuar. Mes urimeve të të afërmve, miqve, kolegëve për një jetë të gjatë dhe me role të tjera në teatër dhe kinematografi, aktori u shpreh: “Kam emocione shumë, më besoni që kam shumë emocione.”

Bacë Reshat, ashtu siç të gjithë e thërrasin, falënderoi të ftuarit dhe ndau një sekret me gjithë pjesëmarrësit.

“Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetorët sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe. Për burrin qenka trimëri e madhe të bëhet 78 vjet, e të eci nga 80-ta, por na qenka edhe një mjerim i madh, kur mendon se ku do iki pas këtyre viteve që po kalojmë. Po ishallah në atë dynja, do shkojmë te ai vendi i mirë, jo te ai i keqi atje”, tha me humor aktori i madh.

Emra të shquar të artit shqiptar ishin të ftuar në mbrëmje, të cilët urimet për ditëlindjen e aktorit Arbana, i shoqëruan po ashtu me humor.

“Të siguroj unë Reshat, përderisa nuk është kthyer njeri do të jetë mirë. Brezi ynë është moshë e re, me lëkurë të vjetër”, tha aktori Luftar Paja.

“Reshat je kryevepër. Ti je “Nder i Kombit”, mund të bëhesh ‘Nder i Tiranës’, i Dardanisë, sepse gjithandej ke lënë një respekt shumë të madh,” u shpreh poeti Agim Doçi.

Sociologu i njohur Përparim Kabo kujtoi disa prej roleve më shënjuese në karrierën e të madhit Reshat Arbana, ku veçoi ndër të tjera, atë të Isa Boletinit, në filmin “Nëntori i dytë”.

“Të gjitha rolet e luajtura nga Reshati janë fenomenale. Edhe kur e sheh sot Isë Boletinin që luhet nga ty, mendon se ajo figurë historike je ti, siç mendon për Ismail Qemalin të interpretuar nga Sandër Prosi. Nuk mund të imagjinosh dot të tjerë në ato role.”

“Të uroj qindra vite, aq sa ta ka lënë ai që është në qiell. Por, ishallah të shkosh me këmbë e me mend siç je tani. Edhe u shtoftë sa më shumë barku i Reshat Arbanës”, uroi ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

Në festën e cila zgjati deri pasmesnate, të ftuarit edhe kërcyen e kënduan këngë popullore. Mes tyre edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e kryetari  i Bashkisë Erion Veliaj. I cili në një intervistë për Tirana Today tha se në vitin e ardhshëm, aktori Arbana do të përfitojë një pension të veçantë.

“Na ka mbledhur një gëzim shumë i madh, ditëlindja e Bacës Reshat. Do doja që sot të ishte një moment që të kujtojmë jetën e një miku shumë të dashur, një njeriu që na ka frymëzuar, që ka ngelur i ri. Ka qenë frymëzues përtej çdo sistemi e çdo konjukture politike.

Ministria e Kulturës ka bërë një propozim për pension të veçantë edhe për Bacë Reshatin. Ndaj besoj që edhe në vendimmarrjet e fund-vitit të qeverisë, ai do të jetë pjesë.” TIRANA TODAY

Tags: artisteDekoratëditëlindjenErion VeliajfestojnëpensionpoltikanëReshat Arbanasurpriza

TË LIDHURA

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër
Politikë

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara
Aktualitet

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025
Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:03 | 26/12/2025
Next Post
Rrëmujë në zonë dhe zhbllokohet ndeshja Inter-Tottenham (Video)

Rrëmujë në zonë dhe zhbllokohet ndeshja Inter-Tottenham (Video)

Pa besim nuk mund të ketë pajtim në Ballkan

Pa besim nuk mund të ketë pajtim në Ballkan

Ronaldo flet për egon e të birit: Ai mendon se do të bëhet…

Ronaldo flet për egon e të birit: Ai mendon se do të bëhet...







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.
Bota

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

by mirseda
22:44 | 26/12/2025
0

Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes...

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

22:14 | 26/12/2025
Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

21:34 | 26/12/2025
Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com