Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ish-kreu i SHISH-it: Berisha ka pasur gisht në vrasjen e Azem Hajdarit, pas vdekjes e përdori për përfitime politike

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Ish-kreu i SHISH-it: Berisha ka pasur gisht në vrasjen e Azem Hajdarit, pas vdekjes e përdori për përfitime politike

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, në një intervistë të dhënë më herët për “Tirana Today”, ka bërë përgjegjës Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit. Ai është i mendimit se ish-kryeministri Berisha, ka pasur gisht në vrasjen e tij, pasi ai shfaqte rrezik për të.

Nga vrasja e tij e deri më sot, Berisha me mjaft mjeshtëri ka arritur që ta përdorë figurën e Azemit, duke e kthyer në hero, kjo për përfitime politike. Gjatë intervistës, Klosi rrëfehet se PS nuk kishte asnjë përfitim nga humbja e Hajdarit, por përkundrazi, ajo e pësoi.

Në këtë lojë është futur Berisha, i cili duke ditur problemet me drejtësinë, ia ka hedhur kollaj.

“Partia Socialiste nuk kishte asnjë përfitim nga vdekja e Hajdarit, madje ajo e pësoi. Është e gjitha shkathtësia e Berishës, ai eksperiencën e ka, është i zoti për punë të liga.

Berisha e di më mirë se të gjithë sesa probleme ka me drejtësinë, ndaj ka qenë shumë i kujdesshëm në këtë aspekt. Është marrë me të, dhe çdo gjë e ka bërë pa zhurmë. Berisha është sistematik, njeri që punon fort. Fatkeqësisht, ka mendje të keqe. Ai është nga personazhet më negativ të gjithë kësaj periudhe të gjatë tranzicioni”, është shprehur ai.

Sot, në kuadër të 20-vjetorit të vrasjes së deputetit të PD-së Azem Hajdari, Berisha tha se ai vuri peng fëmijët e tij, ndërsa luftonte për demokracinë.

“Mund të mendoj kush se unë e teprova, me superlativa, ju siguroj që jo. Nëse shkojmë në ditën e tij, nëse kthehemi në dhjetorin e tij, do gjejmë një gjeni të guximit njerëzor, por edhe të vizionit. Askush në histori, rrallë, mund të gjendet një figurë që për një orë të bëhet lider, pozicion të cilin mund ta paguante në çdo moment me jetën e tij.

Këtu janë dëshmitarët, ai ishte më i moshuari, nga ata studentë që hidhnin parullat kundër regjimit dhe diktaturës, kishte dy fëmijë, por u bë lider. Duke vënë peng fëmijët e tij, duke u thënë studentëve, se unë kur tu tradhtoj, ju kam tradhtuar Rudinën dhe Kirin.

Me këtë betim, ky ishte student me familje, njeri i panjohur për atë grup studentësh që e rrethonin, ata e pranuan si lider, i përfaqësoi në takim me kreun e shtetit, i tha se nuk kemi ardhur këtu për një gotë çaj më shumë. Në dy të natës ndodhi ajo që shkelte çdo ligj e traditë, përfaqësuesve të studentëve u doli ministri me brutalitet e batalionit të stampistëve i rrahu, i bëri përshesh”, tha Berisha.

Tags: Berishahajdari

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Video/Grupi suedez këndon shqip, version i rrallë i këngës “Xhamadani vija vija”

Video/Grupi suedez këndon shqip, version i rrallë i këngës “Xhamadani vija vija”

I forti i Vlorës kapet me armë, ja për kë bëhet fjalë

I forti i Vlorës kapet me armë, ja për kë bëhet fjalë

A kanë kaluar UFO-t në Shqipëri? Lexoni dëshmitë e FBI-së dhe ish-Sigurimit të Shtetit (Video)

A kanë kaluar UFO-t në Shqipëri? Lexoni dëshmitë e FBI-së dhe ish-Sigurimit të Shtetit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com