Në burgun e Fushë Krujës i janë vënë prangat një gardiani sepse tentoi të fus në ambientet e burgut një aparat telefonik.
Sipas informacioneve të policisë, i arrestuar në kushtet e flagrancës është 56 vjecari Bib Prend Beqiri, arrestimi i të cilit u krye nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.
Gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit 56-vjecarit i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë, ku u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.
Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishen e karikimit të këtij aparati telefonik.
56-vjecari Beqiri u arrestua nën akuzën e “Futjes ose mbajtjes se sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.