Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Foto+Emri/Kush është politikani shqiptar, u kap me 3 kg heroinë në makinë. Detajet

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Foto+Emri/Kush është politikani shqiptar, u kap me 3 kg heroinë në makinë. Detajet

Rediart Cankja 41-vjeç, u arrestua nga policia franceze pasi në makinën me të cilën lëvizte u gjetën rreth 3 kg heroinë. Cankja me shtetësi belge, por orgjinë shqiptare, është në listën e partisë “CD & V”, partia e dytë më e madhe në Flanders (Belgjikë), për kandidat në Këshillin e Qytetit të Antwerpit, si dhe rrethin Ekeren. Raportophet se ka qenë aktiv edhe në jetën politike në Kosovë.

Siç raportojnë këtë të hënë mediat belge: Cankja, së bashku me Shpresa S., një grua kosovare, u arrestua nga policia franceze në një qytet pranë kufirit të Francës me Zvicrën, pak kilometra nga Gjeneva. Në një zonë të përgatitur posaçërisht në makinë, e cila është në emër të Shpresa S., policia gjeti rreth 3 kilogramë heroinë. Shpresa. S. njihet si person i përfshire në trafikun e drogës. Sipas hetuesve, droga ishte destinuar për tregun zviceran.

Për momentin, është i paqartë roli i Rediart Cankjas dhe hetimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë rreth kësaj çështjeje.

Jeta politike në Belgjikë

Kur ishte adoleshent, ai emigroi nga Shqipëria nëpërmjet Gjermanisë në Belgjikë. Pas një jete në ilegalitet, filloi të punonte si përkthyes shqiptar, ndër të tjera për policinë. Përveç kësaj, ai jep kurse integruese për të ata shqiptarë që sapo kishin emigruar në Belgjikë.

Teksa zgjedhjet lokale afrohen në Belgjikë, Rediart Cankja është në vendin e 46-të të listës së partisë “CD & V” në Antwerp dhe në vendin e dhjetë të listës së “CD & V” në Ekeren. Kris Peeters, kreu i partisë “CD & V “të Antwerp, kohët e fundit lansoi planin e tij “StroomOpwaarts” kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës në qytetin port të Belgjikës. Ndërkohë, pak kohë më pas, një nga kolegët e tij, shqiptari Rediart Cankja arrestohet dhe dyshohet i përfshire në trafik heroine.

“Nëse gjithçka qëndron, është e qartë se ky njeri nuk do të jetë në listë,” tha Kris Peeters duke komentuar arrestimin e politikanit shqiptar.

Jeta politike në Kosovë

Politikani shqiptar del të jetë zyrtar edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, raportojnë mediat në Kosovë, pas lajmi të arrestimit të tij.

“Cankja në vitin 2017 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Belgjikë. Madje për këtë partia e Albin Kurtit kishte njoftuar edhe zyrtarisht nëpërmjet një komunikate për media.

‘Këshilli i Qendrës në mbledhjen e tij konstituive, zgjodhi Kryesinë e Qendrës. Bujar Krasniqi u zgjodh nënkryetar i parë, Valon Vuçetaj nënkryetar i dytë, Dardan Prebreza sekretar Organizativ dhe Erblin Shala koordinator i Nënkomiteteve. Kryesues i Këshillit u zgjodh Rediart Cankja, i cili do të ketë Gazmend Fetain si zëvendës. Anëtarët e tjerë të Kryesisë u zgjodhën: Agon Efendiu, Ilir Morina dhe Urata Hysenaj’, thuhej në komunikatën e VV-së në vitin 2017. I njëjti ka fotografi gjatë zgjedhjeve të qendrës së VV-në Belgjikë, dhe gjithashtu ka fotografi edhe me Albin Kurtin”, raporton “Insajderi”.

Tags: ështëkushpolitikanishqiptar

TË LIDHURA

Francë: Fermerët zbrazin patatet në qendër të Parisit
Bota

Francë: Fermerët zbrazin patatet në qendër të Parisit

11:49 | 14/01/2026
Zelenski: Gjendja në Ukrainë është serioze! Vështirësitë më të mëdha janë në front
Bota

Zelenski: Gjendja në Ukrainë është serioze! Vështirësitë më të mëdha janë në front

09:06 | 14/01/2026
Irani kërcënon SHBA-në: Do të godasim bazat amerikane nëse sulmohemi
Bota

Irani kërcënon SHBA-në: Do të godasim bazat amerikane nëse sulmohemi

09:03 | 14/01/2026
Next Post
Tritol banesës së kreut të OSHEE, ja kush fshihet pas

Tritol banesës së kreut të OSHEE, ja kush fshihet pas

Mbretëroi errësira, po tani?

Mbretëroi errësira, po tani?

Detajet/Ministres së Shëndetësisë i vjedhin 200 mijë euro, zbulohet vendi ku i kishte fshehur

Detajet/Ministres së Shëndetësisë i vjedhin 200 mijë euro, zbulohet vendi ku i kishte fshehur







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Aksident në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona

by mirseda
12:15 | 14/01/2026
0

Aksident në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë të mërkurë...

Rama nga Abu Dhabi: Në 2028 do të jemi sovranë , nuk do kemi nevojë për importe

Rama nga Abu Dhabi: Në 2028 do të jemi sovranë , nuk do kemi nevojë për importe

12:01 | 14/01/2026
Rama reagim në platformën X: Një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet

Rama reagim në platformën X: Një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet

11:57 | 14/01/2026
Francë: Fermerët zbrazin patatet në qendër të Parisit

Francë: Fermerët zbrazin patatet në qendër të Parisit

11:49 | 14/01/2026
Vëllai dhe xhaxhai marrin 30-vjeçaren me forcë, e fusin në automjet dhe e rrahin

Vëllai dhe xhaxhai marrin 30-vjeçaren me forcë, e fusin në automjet dhe e rrahin

11:38 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com