Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zelenski: Gjendja në Ukrainë është serioze! Vështirësitë më të mëdha janë në front

5 muaj ago
in Bota

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelenski, parashikon sulme të reja masive nga Rusia. Në video-mesazhin e tij ditor ai iu referua informacioneve të shërbimeve sekrete dhe i kërkoi popullsisë ukrainase që t’i marrë seriozisht paralajmërimet.

Ukraina ishte sërish objekt i bombardimeve nga Rusia prej të cilave ka pasur të vrarë dhe shumë të plagosur në disa rajone. Zelenski tha në video-mesazhin e tij të ditor se krahas raketave balistike, po përdoren edhe dronë ushtarakë dhe raketa me rreze të mesme veprimi, të afta për të transportuar armë bërthamore.

Përdorimi i këtyre raketave ishte edhe shkak për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë së cilës SHBA i kritikoi sulmet ruse ndaj Ukrainës dhe e quajti përdorimin e një rakete me rreze të mesme veprimi të aftë për të transportuar armë bërthamore si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Sfida të jashtëzakonshme: moti i keq, energjia elektrike, ngrohja
Rrjeti elektrik i Ukrainës është dëmtuar rëndë nga sulmet sistematike që ka Rusia i ka intensifikuar së fundmi. Ndërprerjet e energjisë elektrike janë të zakonshme. Ukrainasve u duhet të mbijetojnë çdo ditë për orë të tëra pa energji elektrike dhe ngrohje.
Për shkak të bombardimit të termocentraleve qindra-mijëra familje në rrethinat e Kievit janë pa energji elektrike ose ngrohje. Po ashtu sulme ka pasur edhe në Odesë dhe Karkiv. Zelenski tha se elektricistët po punojnë prej javësh për ta mbajtur rrjetin elektrik në funksion.

“Edhe moti është një sfidë shtesë, sfidë e jashtëzakonshme”, tha Zelenski duke iu referuar temperaturave nën zero.

Probleme në front
Zelenski pranoi se probleme ka edhe në front: “Tani kudo është e vështirë, por vështirësitë më të mëdha janë në front”, tha ai. Rusia po e vazhdon sulmin e saj pavarësisht ngricës.

Po ashtu gjithnjë e më shumë të rinj ukrainas po arratisen prej shërbimit ushtarak, gjë që përbën një problem të madh për ushtrinë. Megjithatë sipas Zelenskit mbrojtja vazhdon të paktën të mbahet e fortë. Ukrainës iu desh kohët e fundit që pas muajsh të tërë mbrojtjeje të braktiste pozicione të tjera në lindje dhe jug të vendit./DW

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

Përmbytjet në qarkun e Shkodrës/ Situata drejt përmirësimit, në Obot ka rënie të nivelit të ujit

Rrëshqitje dherash dhe inertesh në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi i mjeteve në një korsi

Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi nis vizitën në Prishtinë, takime me Kurtin dhe Osmanin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com