Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rritet numri i mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Rritet numri i mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe

Deri në fund të këtij viti numri i mësuesve ndihmës që do të angazhohen për nxënësit me aftësi të veçanta do të shkojë në 700 nga 310 që ishte një vit më parë.

Por nevojat mbeten sërish të mëdha, pasi vetëm në sistemin arsimor bazë janë rreth 3700 nxënës të kësaj kategorie.

Zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini, shpjegon skemën e shpërndarjes se mësuesve, të cilët në disa shkolla do të duhen të mbulojnë disa klasa.

Nuk e mbulon një mësues një nxënës, do të ketë raste ku në disa shkolla një mësues punon me shumë nxënës deri në 5. Nuk do të punojnë full-time vetëm me një nxënës por do të lëvizë nga klasa në klasë dhe të ndihmojë sipas nevojave, deklaron Shahini.

Nuk do të ketë klasa të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe dhe as kurrikul më të thjeshtuar. Zëvendësministrja thotë se përpos qyteteve të mëdha, nevojat janë të larta edhe në zonat rurale.

Në zona rurale ka shumë nevojë për mësues ndihmës, pasi prindërit jo gjithmonë kanë mundësi të ndihmojnë fëmijët e tyre. Nganjëherë kemi dhe më shumë nevoja për dikë që të ndihmojë fëmijët dhe pjesën e lëvizjes nga shtëpia tek shkolla, sqaron Shahini.

Mësuesit ndihmës iu janë nënshtruar trajnimeve të vazhdueshme nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit si dhe organizatave të ndryshme.

Trajnimet bëhen nga Instituti për Zhvillimin Arsimor, është Instituti që gjithmonë bën dhe kurrikulat, trajnimet, merret me zhvillimin arsimor në Shqipëri. Edhe në bashkëpunim me organizata të ndryshme që kanë shumë eksperiencë në këtë fushë, si UNICEF, World Vision etj. Kanë ndërtuar programe që janë të nevojshme dhe për mësuesit që nuk kanë eksperiencë me nxënësit me nevoja të veçanta por edhe për mësuesit që kanë eksperiencë por duan të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë mënyrën më të mirë për të ndihmuar secilin nxënës sipas specifikave të tyre, thotë Shahini.

Udhëzimi për mësuesit ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta në instucionet publike të arsimit parauniversitar ka dalë që prej vitit 2014.

Roli i tyre është me rëndësi për arsimimin dhe integrimin e këtyre fëmijëve në ambientet e shkollave dhe jo vetëm.

Tags: aftësimësuesvendihmësNdryshenumrinxenesitrritet

TË LIDHURA

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar
Aktualitet

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

17:17 | 31/07/2025
Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë
Aktualitet

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

16:49 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Bëri tre shkelje në finale, Serena Williams gjobitet me 17 mijë dollarë

Bëri tre shkelje në finale, Serena Williams gjobitet me 17 mijë dollarë

Shkencëtarët: Projekt ambicioz për pastrimin e mbetjeve në hapësirë

Shkencëtarët: Projekt ambicioz për pastrimin e mbetjeve në hapësirë

Kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin

Surprizat e motit, java nis me vranësira dhe ulje temperaturash

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë
Kultura

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

by mirseda
23:07 | 31/07/2025
0

Qytetit i Konispolit është shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave si Ansambël Arkitektonik Urban. Ministri Blendi...

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

23:04 | 31/07/2025
Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

23:02 | 31/07/2025
Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

22:16 | 31/07/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com