Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja çfarë do të ndodhë pas vizitës së Vuçiçit në Kosovë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Ja çfarë do të ndodhë pas vizitës së Vuçiçit në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje dhe sot ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Përderisa gjatë ditës së djeshme pas asnjë pengesë ka vizituar Liqenin e Ujmanit, sot nga qytetarët i është ndaluar vizita në Drenicë.

Por çfarë pritet të ndodhë pas vizitës së Vuçiqit në Kosovë? Gazeta “Bota sot”, ka biseduar me profesorin ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçin.

“Së pari më lejo të them se vizita e Viçiq ditën e djeshme e të sotme në Kosovës ishte në kuadër të mesazheve omponuese ndaj shqiptarëve në dialogun me Prishtinën dhe në funksion të ndarjes së Kosovës. I vetmi partisan besnik dhe mbështetës i flaktë i kësaj vizite ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pa përjashtuar lakejtë e tij”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, me vizitën e tij në Liqenin e Ujmanit, Vuçiq përcaktoi kufirin e ri të ndryshuar mes Kosovës dhe Serbisë. Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi
“Presidenti i Serbisë erdhi në Kosovë dhe lajmëroi se do të investojë në Trepçë dhe konfirmoi se Ujmani është territor i Serbisë. D.m.th. ai për herë të parë, hapur dhe pa mëdyshje, përcaktoi vijën ndarëse të kufirit të ri të ndryshuar midis Kosovës dhe Serbisë, madje duke e quajtur gënjeshtar presidentin e Kosovës, se këtë Beogradi do ta bëjë në këmbim të njohjes së shtetësisë së saj”, është shprehur Bytyçi për “Bota sot”.

“Në fakt pas ndarjes, Serbia nuk ka nevojë më ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse nuk do të ketë shtet të Kosovës. Nëse frymorët jetojnë me kashtë, atëherë mund ta besojmë se edhe Kosova do të jetojë pa Trepçën dhe Ujmanin! Prandaj më çudit fakti pse Hashim Thaçi është kaq militant i qëllimeve të Vuçiq?!”, deklaroi më tej Bytyçi.

Ai ka deklaruar për “Bota sot”, se Mogherini e ka ditur që Vuçiq me vizitën të Liqeni i Ujmanit, de facto vendos kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që pritet të ndodhë pas kësaj vizite ka të bëjë me përcaktimet e Beogradit sa i përket Kosovës. Kur Mogherini e bindi Pacollin që Vuçiq ta vizitojë Ujmanin, ajo e dinte se presidentit serb shkonte aty për të vendos de facto kufirin me Kosovën. D.m.th. se Mogherini, Thaçi, Vuçiq janë dakorduar çfarë do të bëjnë pas kësaj vizite: Shkurt ta ndajnë Kosovën dhe Trepçën e veriun e Kosovës t’ia bashkojnë Serbisë! Për këtë janë angazhuar të dy palët në Bruksel. Kjo do të thotë se rezultati është paracaktuar. Ndarja e Kosovës. Atëherë nuk e di pse bisedohet, pse janë ngritur delegacione! Pse duhet një proces i tillë. Pse luhet ndeshja midis dy ekipeve, kur kapitenët e kanë përcaktuar rezultatin e ndeshjes?! Thjesht për shou, për të gënjyer shqiptarët dhe opinionin publik”, është shprehur profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

Ai më tej ka thënë se drenicasit dëshmuan se nuk janë të manipuluar nga Thaçi, duke ia prishur planet madje edhe Mogherinit.

“Trepça është objektivi kryesor dhe këtë objektiv presidenti serb e arriti në mënyrë simbolike dje dhe sot. Ndërsa drenicasit dëshmuan se nuk janë të manipuluar nga zoti Thaçi. Kryetari i Komunës së Skenderajt dha sinjale të qarta se cilat janë mundësitë për marrëveshje. Pa njohur krimet në Kosovë, nuk ka shans që të funksionojë një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit, edhe nëse ajo nënshkruhet me tradhti e dredhi! Shqiptarët nuk do ta pranojnë atë. Ajo që ndodhi në Drenicë ua prishi pak planet edhe Mogherinit, e cila reagoi menjëherë, edhe Thaçit, i cili ka harruar viktimat e Kosovës dhe vrapon pas paqes së imponuar pre Beogradit, edhe Vuçiqit, i cili mësoi se nuk do ta ketë lehtë dhe se pengesa për të do të jetë Merkel në Berlin, por edhe shqiptarët në Kosovë”, ka përfunduar për gaztën “Bota sot”, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

Ndërsa, kujtojmë së sot Vuçiq në fjalimin në Mitrovicë e ka quajtur gënjeshtër se do ta njohin pavarësinë e Kosovës, bota sot.

“Ua them, se ata që deklarojnë se unë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër. Kur u thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk po ua thonë të vërtetën”, tha Vuçiq, duke shtruar më pas pyetjet, sipas tij plotë dilema –“ku është kufiri sot?”. Në fakt, unë dua t’i ndryshoj të drejtat e juaja dhe t’ua mundësojë të gjitha drejtat që u takojnë në botën e qytetëruar”, tha presidenti serb Vuçiq.

Tags: çfarëkosovendodhëvizitësVuçiçit

TË LIDHURA

Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën
Bota

Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën

20:37 | 04/09/2025
Shefi i NATO-s paralajmëroi: “Mos u sillni naivë për Rusinë”, duke theksuar se e dinë çfarë përpiqet të bëjë Putini
Bota

Shefi i NATO-s paralajmëroi: “Mos u sillni naivë për Rusinë”, duke theksuar se e dinë çfarë përpiqet të bëjë Putini

18:04 | 04/09/2025
Papa Leo XIV pret presidentin e Izraelit në Vatikan: Të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm në Gaza
Bota

Papa Leo XIV pret presidentin e Izraelit në Vatikan: Të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm në Gaza

16:54 | 04/09/2025
Next Post
S’ka më siguracione për makinat pa prerë kuponin tatimor

S’ka më siguracione për makinat pa prerë kuponin tatimor

Surprizë, një Samsung Galaxy që paloset mund ta blini në fund të vitit

Surprizë, një Samsung Galaxy që paloset mund ta blini në fund të vitit

Shpërthen sëmundja e kolerës në Zimbabve, humbin jetën 10 persona

Shpërthen sëmundja e kolerës në Zimbabve, humbin jetën 10 persona

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën
Bota

Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën

by mirseda
20:37 | 04/09/2025
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka përkujtuar sot legjendën e modës, Giorgio Armani, pas lajmit për ndarjen...

Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua

Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua

20:30 | 04/09/2025
Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit

Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit

20:19 | 04/09/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

Charles McGonigal i fshehu FBI-së takimet e tij me Edi Ramën dhe udhëtimin në Kosovë

19:58 | 04/09/2025
Zhupa: Kodi i ri Penal, po mbrohen nenet që cenojnë lirinë e medias

Zhupa: Kodi i ri Penal, po mbrohen nenet që cenojnë lirinë e medias

19:34 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com