Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Intervista/Flet trajneri i parë i Ronaldos: Ishte si një furçë, por sytë e tij ishin…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Intervista/Flet trajneri i parë i Ronaldos: Ishte si një furçë, por sytë e tij ishin…

Cristiano Ronaldo sot është lojtari më i mirë në botë dhe ka fituar shumë trofe me ekipet që ka luajtur, me kombëtaren, por edhe ata individualë janë të shumtë. Leonel Pontes ka qenë njeriu që u kujdes për luzitanin në një moshë delikate, e cila ka bërë edhe diferencën për ta bërë atë që është sot. Ai është trajneri i parë që e ka ndihmuar yllin portugez në një moshë mjaft delikate në vitin 1997 kur ai u largua nga familja për të vazhduar karrierën me Sportingun e Lisbonës.

Nuk mbaron me kaq, por Pontes kishte detyra edhe më delikate për t’u kujdesur për edukimin e Ronaldo dhe për ta ndihmuar atë për përvojën e parë larg shtëpisë. Një lloj ‘tutor’, pjesërisht për shkak se të dy ishin me origjinë nga Madeira. Megjithatë trajneri i parë i fituesit pesë herë i “Topit të Artë” ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshëm “Gazzetta Dello Sport”.

Në çfarë moshe e keni takuar Ronaldon?

Ai ishte 12 vjeç, e kam takuar në ishullin e Madeiras. E pashë për herë të parë në mars 1997, në një turne të futbollit në “Camara de Lobos”. Aty u njoha edhe me kumbarin e tij, i cili më tha se kishte një lojtar me cilësi të mëdha dhe karakteristika unike…

Çfarë përshtypjesh ju la, kur e patë?

Ai ishte një djalë i hollë, si një furçë, por me sy tejet të gjallë. Një profil atleti për moshën e tij.

Fizikisht, si ishte?

Asokohe ishte i vogël, por kishte konstrukt të mirë. Ishte e mjaftueshme për të parë atë në një moment, për t’u bindur se kishte cilësi të shkëlqyera me topin. Për siguri, pyeta disa nga trajnerët e mi për informacion. Askush prej tyre nuk kishte parë një të ri, me një potencial të tillë.

A mbani mend diçka të veçantë nga trajnimi që i keni bërë Ronaldos, kur ju ka mërzitur?

Më kujtohet një anekdotë e veçantë, që demonstron përkushtimin e Ronaldos ndaj punës. Sapo e takova në fund të një stërvitjeje, e pyeta: “Çfarë po bën? Pas punës tuaj në fushë, ju duhet të pushoni. Dhe ai m’u përgjigj: Profesor, duhet ta bëj, duhet të jem i shpejtë me këmbët. Ai vendoste pesha në këmbët e tij dhe për një kohë vazhdonte të punonte ashtu. Kjo kohë më bëri të humbas durimin tim. Por tani, pas shumë vitesh…

Ndonjë periudhë të errët të tij, mund të na kujtoni?

Ka pasur kohë të vështira, kur ai donte të shkonte në shtëpi. Nuk duhet të harrojmë se në kohën kur ishte vetëm 12 vjeç, ai ishte larguar nga ishulli për në një qytet të madh, Lisbonë, pa asnjë lloj mbështetjeje familjare. Në fund të vitit të parë të stërvitjes, ai kaloi një pushim në shtëpinë e prindërve të mi, në Madeira. Nëna ime më pyeti nëse ai djalë, Ronaldo, do të bëhej futbollist. Unë iu përgjigja se isha i sigurt, Cristiano do të shpërthejë.

Diçka mbi vendlindjen e tij, Madeira…

Është një ishull, që ju lë një shenjë të thellë. Dhe ai është mirënjohës, e ka Madeirën në zemrën e tij dhe do që të kthehet në shtëpi sa herë që të mundet. Cristiano është krenar që është bërë simbol i vendlindjes së vet. Madeira i detyrohet shumë atij: si edhe për turizmin. Ishulli ynë është i njohur më shumë prej CR7. Muzeu “Funchal” është, po ashtu, një tërheqje e pabesueshme për turistët.

Cilin shihni si trajnerin më të rëndësishëm për CR7?

Sigurisht Ferguson, por merita më e madhe është me të vërtetë e tij, e Cristianos. Ai ka një forcë unike mendore, pasion dhe përkushtim në lojë, duke e tejkaluar gjithmonë veten. Kjo e ka bërë atë një fenomen, që kur ishte fëmijë.

Te Juventusi nuk e ka gjetur ende golin…

Shënimi i golave ka qenë gjithmonë specialiteti i tij, por në Seria A, e përsëris, ekipet italiane mbrojnë shumë mirë dhe lejojnë fare pak hapësira. Së shpejti do ta shohim atë duke shënuar, sepse ka qenë gjithmonë në gjendje ta bëjë këtë . Ai duhet të mbetet i lumtur dhe të mbajë pasionin gjallë.

A u habitët nga lamtumira e kësaj vere për Real Madridin dhe kalimi i tij te Juventusi?

Nuk u habita nga fakti që ai u largua nga “Los Blancos”, sepse ishte zhgënjyese edhe për mua për mungesa e përkrahjes në disa çështje profesionale dhe private. Ai është një njeri që jeton me sfida të mëdha, kështu që zgjodhi Juventusin. E di se ai është shumë i motivuar, dëshiron t’iu përgjigjet pozitivisht pritshmërive në një kampionat shumë të vështirë. Ekipet e Seria A gjithmonë mbrojnë shumë mirë dhe ka më pak hapësirë për sulmuesit, por jam i sigurtë se Ronaldo, gjithashtu, do të mbizotërojë edhe në Itali. Me fuqinë e vullnetit, CR7 mund të bëjë gjithçka.

Tags: fletfurçëintervistaishinparëRonaldossytëtrajneri

TË LIDHURA

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

22:52 | 13/09/2025
Shtatë gola në Torino, fitore spektakolare e Juventusit ndaj Interit
Sport

Shtatë gola në Torino, fitore spektakolare e Juventusit ndaj Interit

20:33 | 13/09/2025
Rikthim me barazim në “Selman Stermasi”, Tirana dhe Flamurtari ndajnë pikët
Sport

Rikthim me barazim në “Selman Stermasi”, Tirana dhe Flamurtari ndajnë pikët

18:33 | 13/09/2025
Next Post
Egjipti dënon 75 protestues me vdekje dhe 47 me burgim të përjetshëm

Egjipti dënon 75 protestues me vdekje dhe 47 me burgim të përjetshëm

Milani projekton afrimin e yllit spanjoll në janar

Milani projekton afrimin e yllit spanjoll në janar

Video/Maniakët seksualë, qytetaret: Janë vajzat që i provokojnë

Video/Maniakët seksualë, qytetaret: Janë vajzat që i provokojnë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hamasi zhvendos pengjet, përgatit “pritë legjitime” në qytetin e Gazës
Bota

Hamasi zhvendos pengjet, përgatit “pritë legjitime” në qytetin e Gazës

by mirseda
09:27 | 15/09/2025
0

Hamasi ka filluar zhvendosjen e disa pengjeve mbi tokë në Rripin e Gazës në një përpjekje për...

Struktura e re e Komisioneve në Kuvend, Peleshi mbledh krerët e grupeve parlamentare të partive

Struktura e re e Komisioneve në Kuvend, Peleshi mbledh krerët e grupeve parlamentare të partive

09:23 | 15/09/2025
Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

09:19 | 15/09/2025
“Ndoshta do të më duhet t’i bind të takohen”, Trump: Urrejtja midis Putinit dhe Zelenskyt është e paimagjinueshme

“Ndoshta do të më duhet t’i bind të takohen”, Trump: Urrejtja midis Putinit dhe Zelenskyt është e paimagjinueshme

08:18 | 15/09/2025
Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

22:52 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com