Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Krizë apo komplot? Presidenca Trump e rrezikuar nga brenda

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Perëndimi dhe rënia e Perandorisë Amerikane

Nga Timothy L. O’Brien “Bloomberg News”/Nju Jork – Gazeta “The New York Times”, publikoi një shkrim të pazakontë një ditë më parë nga një kontributor anonim, i identifikuar si një “zyrtar i lartë në administratën Trump, identiteti i të cilit është i njohur për ne, dhe puna e të cilit do të rrezikohej nga zbulimi i tij”.

(Në një twitter dhe ndoshta pa dashje, gazeta e përshkroi gjithashtu kolumnistin e vet opozitar si një burrë). Eshtë e qartë, se puna e autorit të shkrimit do të kërcënohej. Shkrimi i tij përshkruan një Shtëpi të Bardhë të zhytur në gafa dhe mashtrime, për shkak se presidenti Donald Trump nuk është në gjendje, apo i aftë të kryejë detyrat e tij.

“Rrënja e problemit, është amoraliteti i presidentit”, vëren kolumnisti. “Kushdo që punon me të, e di se ai nuk ka ndonjë parim të parë të dallueshëm, që e udhëheq vendimmarrjen e tij”. Përballë këtij realiteti, vetë stafi i Shtëpisë së Bardhë të Trump, është përlyer në mashtrime.

“Shumë nga zyrtarët e lartë në administratën e tij, po punojnë me zell nga brenda, për të penguar jetësimin e pjesëve të agjendës së tij, dhe prirjeve të tij më të këqija”- vëren kolumnisti.  “Ne besojmë se detyra jonë e parë është ndaj këtij vendi, dhe presidenti vazhdon të veprojë në një mënyrë që dëmton shëndetin e republikës sonë”.

Autori thotë se ai ndan qëllimet e Trump për ndërtimin e një ushtrie të fortë, uljen e taksave dhe distancimin nga rregulloret federale – suksese, që ai thotë se Trumpi ka qenë në gjendje t’i arrijë pavarësisht nga papërgjegjshmëria e rrezikshme e presidentit.

Për të arritur qëllimet e tyre, ata punojnë rreth Trumpit dhe tërhiqen pas – ose thjesht sabotojnë “impulset më të gabuara të Trumpit, derisa ai të mbarojë mandatin”. “Duke pasur parasysh mungesën e destabilitetit që kanë vënë re shumë prej tyre, që në fillim të kësaj presidence kishte zëra që evokonin Amendamentin 25-të, i cili do të fillonte një proces kompleks për shkarkimin presidentit”- shton zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

“Por askush nuk donte të nxiste një krizë kushtetuese. Pra, ne do të bëjmë atë që mundemi për të drejtuar administratën në kahun e duhur, derisa – në një mënyrë apo tjetrën – kjo situatë të ketë marrë fund”. Në këtë rast ka një qëllim të mirë. Një grup njerëzish, po përpiqen t’i përmbahen parimit, dhe ta bëjnë më të shëndetshëm dhe të pjekur funksionimin e degës ekzekutive të shtetit.

Sepse Trump, njeriu i zgjedhur për ta bërë këtë, nuk mundet. Ata janë kaq të shqetësuar për gjërat që po shkojnë keq, sa që po reflektojnë mbi mundësinë e përdorimit të një amendamenti të Kushtetutës, që lejon zëvendësimin e presidentit, kur ai ose ajo është “i paaftë për të zbatuar kompetencat dhe detyrat” e postit që mban.

Përveçse nëse zëvendëspresidenti Majk Pens është i përfshirë në atë veprimtari të fshehtë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk janë në gjendje të “evokojnë” vetë Amendamentin e 25-të. Amendamentet, kërkojnë pjesëmarrjen e zv/presidentit, nëse evokohen nga brenda Shtëpisë së Bardhë.

Dhe nëse Pens është i përfshirë në këtë grup rebelësh, shkruan kolumnisti anonim i NYT, komploti është serioz. Por ky është një argument, për t’u diskutuar një ditë tjetër. Qeveria e SHBA-së nuk duhet të funksionojë në këtë mënyrë.

Ajo që më duket më e rëndësishme, është se kolumnisti thotë se njerëzit e tij synonin të shmangnin një krizë kushtetuese. Mendoni pak: Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, ishin aq të shqetësuar për mungesën e përshtatshmërisë së Trump në këtë detyrë, sa që po konsideronin ndërmarrjen e masave të tmerrshme, të cilat ata i hodhën poshtë për të shmangur një krizë.

Pra, këta zyrtarë të pazgjedhur dhe të panjohur, të gjithë të emëruar nga një president që e shohin si të papërshtatshëm, tani po e drejtojnë vendin pa mbikëqyrje dhe përgjegjësi? Nëse kjo nuk është një krizë, atëherë çfarë mund të quhet? Qeveria e SHBA-së, nuk duhet të funksionojë në këtë mënyrë.

Një demokraci e gjallë, bazohet tek zgjedhjet, transparenca dhe sundimi i ligjit. Kur zyrtarët e pazgjedhur veprojnë në mënyrë të njëanshme dhe në fshehtësi, pasi ata punojnë për një ekzekutiv të paaftë që nuk respekton ligjin, atëherë kemi një krizë.

Gjëra të ngjashme, kanë ndodhur edhe më parë. Për shembull, në vitin 1919, presidenti Udrou Uilson u paralizua dhe mbeti pjesërisht i verbër pas një hemorragjie cerebrale. Mjeku i tij dhe bashkëshortja, Edit, e fshehën gjendjen e presidentit, dhe Edit administroi pushtetin e tij ekzekutiv, duke mbajtur të informuar dhe distancuar Kongresin dhe kabinetin.

Edit vazhdoi të ushtrojë kompetencat e të shoqit, derisa Uilsonit i përfundoi mandati në vitin 1921. Deri në miratimin e Amendamentit të 25-të në vitin 1967, 48 vjet pas hemorragjisë cerebrale që pësoi presidenti Uilson, dhe 4 vjet pas vrasjes së Xhon F.Kenedit, u vendos një procedurë e qartë për zëvendësimin e një presidenti të paaftë ose të vdekur.

Sigurisht, Trump nuk është i paaftë as i vdekur. Ai është thjesht tragjikomik (siç pohon në librin e tij të ardhshëm Bob Uduard). Siç e bën të qartë gazetari veteran, disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, si Sekretari i Mbrojtjes Xhejms Matis, kanë qenë herë pas herë në gjendje të shmangin disa prej instinkteve më të rrezikshme të Trump. Por Matis, dhe kolumnisti anonim i “The New York Times”, nuk kanë shmangur ndonjë krizë. Përkundrazi, ata po e përjetojnë një të tillë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BrendakomplotkrizepresidencarrezikuarTrump

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Foto/Gjen krimba në miell, gazetarja e revoltuar: O Zot, po na helmoni!

Foto/Gjen krimba në miell, gazetarja e revoltuar: O Zot, po na helmoni!

Surprizon Jona Spahiu, nxjerr fotot e papublikuara nga dasma

Surprizon Jona Spahiu, nxjerr fotot e papublikuara nga dasma

Firmat piramidale/Kur Berisha mashtroi shqiptarët se do t’u rikthente paratë (Video)

Firmat piramidale/Kur Berisha mashtroi shqiptarët se do t’u rikthente paratë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com