Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Panucci sqaron gjyqin me Nishanin: Njerëzit të mësojnë… (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Para miqësores, Panucci zbulon një pjesë të formacionit. Ja emrat

Trajneri Christian Panucci në konferencën për shty para ndeshjes me Izraelit ka sqaruar se pse ka zgjedhur të përballet në gjyq me ish-presidentin Bujar Nishanin. Por ajo që tekniku italian akoma nuk ka sqaruar si duhet është grumbullimi i lojtarëve dhe në bazë të çfarë kritereve janë thirrur. Pasi disa lojtarë pa minuta janë thirrur pasi ishte emergjencë, ndërsa disa të tjerë që nuk kanë luajtur shumë dhe nuk janë thërritur i justifikon me motivin që nuk kanë minuta në këmbë.

Pse e keni hedhur në gjyq presidentin Nishani, a keni folur me Dukën?

Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mija, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit.

Je i qartë për formacionin, apo ende ka dilema?

Skuadra ndihet mirë, kemi punuar mirë. Jemi të gatshëm për të përballuar një ndeshje, ditën e nesërme.

Keni deklaruar që do të luajnë lojtarët me më shumë minuta. Keni thirrur edhe lojtarë që nuk kanë minuta. Janë zgjedhje teknike? Pse nuk janë Kaçe dhe Ramadani?

Natyrisht që për shkak të emergjencës, kam thirrur edhe lojtarë me pak minuta. Për sa i përket, Bashës, Lilës dhe Ramadanit, unë kam zgjedhur eksperiencën. Kaçe nuk ka luajtur shumë.

A janë Izraeli dhe Skocia ndeshjet që vendosin të ardhmen tuaj?

Kjo nuk është një pyetje për mua, unë jam këtu për të përgatitur skuadrën. Është pyetje për presidentin.

Keni thënë që do të shohim Shqipërinë e vërtetë…do ta shohim nesër?

Uroj që të kthehemi dhe të fitojmë. Jemi përgatitur shumë këtë.

Keni përdorur 8 formacione të ndryshme në 8 ndeshje, do shohim sërish një formacion ndryshe nesër?

Do të shohim nesër kush do të zbresë në fushë. Kemi punuar me lojtarët me eksperiencë. Nesër do të shohim se çfarë do të ndryshojë në formacionin e Shqipërisë.

Ndeshjet e fundit skuadra ka pësuar 7 gola, mendoni se është klima e duhur për një ndeshje të rëndësishme?

Në 2 ndeshjet e fundit kemi testuar lojtarë të rinj. Me rikthimin e titullarëve, do të kemi një komportim më të mirë në fushë.

Qaka dhe Ramadani, nuk e kaluan testin?

Për momentin kam grumbulluar lojtarë me eksperiencë. Ata vazhdojnë të jenë në planet e mija.

Ke diskutuar me kolegët italianë, për 2 ndeshjet e fundit të Izraelit kundër Italisë?

Kemi pak informacion. Nuk kam biseduar me kolegë, por ka parë 2 videot e ndeshjes me Shqipërinë. Nuk është e njëjta skuadër dhe kemi pak informacion në lidhje me këtë.

Të hënën Shqipëria do të ndeshet me Skocinë, çfarë mendimi ka Panuçi për kombëtaren skoceze. Çfarë mbani mend nga goli juaj në Skoci?

Respekt për punën tuaj, por ne kemi Izraelin përpara, pastaj Skocinë. Do të filloj të mendoj të shtunën për Skocinë dhe mund t’iu them gjithçka .

Tags: edukatënish-presidentinmësojnëNishaninjerëzitpanuccisulmonVideo

TË LIDHURA

Urimi plot emocione nga Rey Manaj: Hajde zemra e Shqipërisë
Sport

Urimi plot emocione nga Rey Manaj: Hajde zemra e Shqipërisë

21:54 | 31/03/2026
Kosovë-Turqi/ Rast i mirë për mysafirët, shpëtojnë dardanët
Sport

Kosovë-Turqi/ Rast i mirë për mysafirët, shpëtojnë dardanët

21:03 | 31/03/2026
Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi
Kosovo

Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:36 | 31/03/2026
Next Post
Analistët amerikanë kundër lëvizjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Analistët amerikanë kundër lëvizjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

I lumtur për rikthimin, Agolli: Ti harrojmë miqësoret, jemi gati

I lumtur për rikthimin, Agolli: Ti harrojmë miqësoret, jemi gati

Caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë ankimimin për prokurorin Luan Kaloçi

Caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë ankimimin për prokurorin Luan Kaloçi







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin
Bota

Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

by mirseda
22:04 | 31/03/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se lufta me Iranin ende nuk ka përfunduar dhe se Izraeli...

Urimi plot emocione nga Rey Manaj: Hajde zemra e Shqipërisë

Urimi plot emocione nga Rey Manaj: Hajde zemra e Shqipërisë

21:54 | 31/03/2026
Finlanda sërish vendi më i lumtur në botë për të nëntin vit radhazi

Finlanda sërish vendi më i lumtur në botë për të nëntin vit radhazi

21:52 | 31/03/2026
Përshkallëzimi i konfliktit/ Presidenti i Iranit: Jemi gati t’i japim fund luftës, por duam garanci

Përshkallëzimi i konfliktit/ Presidenti i Iranit: Jemi gati t’i japim fund luftës, por duam garanci

21:04 | 31/03/2026
Kosovë-Turqi/ Rast i mirë për mysafirët, shpëtojnë dardanët

Kosovë-Turqi/ Rast i mirë për mysafirët, shpëtojnë dardanët

21:03 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com