Jorginho në fund u bashkua me Chelsean dhe është kthyer në një lojtarë mjaft të rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Maurizio Sarri. Por para se të udhëtonte drejt Londrës mesfushori italo-brazilian kishte rënë dakord që të transferoheshe tek Manchester City dhe gjithçka ishte e përfunduar. Por më pas diçka ndodhi dhe transferimi i blloku. Prapaskenat e lëviszjes së Jorginho drejt Anglisë i ka sqaruar agjenti i futbollistit Joao Santos.
“Gjithçka ishte e kryer me Jorginho-n. Ekzistonte një marrëveshje, por nuk kishte marrëveshje mes klubeve. Të gjitha palët duhet të pajtohen dhe njëra nuk u pajtua. Pastaj Chelsea pyeti se si ishte situata dhe Jorginho udhëtoi në Londër.” konstatoi agjenti Joao Santos.
“Ai vërtetë po e shijon jetën në Chelsea, skuadra është në formë dhe ka fituar katër ndeshje nga katër të zhvilluara. Është një fillim i shkëlqyer. Transferimi në Chelsea ishte një mundësi e veçantë, karriera e një lojtari është shumë e shkurtër dhe tani shpresojmë për më të mirën.”