Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Thaçi i vendosur: Marrëveshja Kosovë-Serbi e domosdoshme

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Zyra e Presidentit të Kosovës: Ideja e Thaçit për korrigjim të kufijve, antikushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është adresuar ambasadorëve ndërkombëtarë në Kosovë, në lidhje me perspektivën e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi theksoi se është koha për arritjen e një marrëveshje historike në mes të dyja vendeve dhe se nuk ka kohë për kthim prapa.

“Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një histori tragjike. Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin”.

“Kosova si shtet, si politikë, si shoqëri, është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidimit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Qoftë për shkak se Serbia interferon në punët e shtetit të Kosovës, qoftë për shkak se BE-ja nuk arriti ta krijojë konsensusin për ta njohur shtetin e Kosovës apo sepse shumëkush ka menduar që me kalimin e kohës, vetvetiu, gjërat në Kosovë dhe rreth Kosovës do të zgjidhen. Doli që ky mendim ishte krejtësisht i gabuar”, tha Thaçi.

Thaçi shtoi se kjo marrëveshje do t’i hapte Kosovës rrugën e integrimit në BE dhe NATO, si dhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.

Në adresim, presidenti ritheksoi çështjen e korrigjimit të kufijve, duke thënë se koha e luftërave dhe konflikteve mes të dyja vendeve ka kaluar.

Më tutje, ai tha se marrëveshja nuk do të ketë pasoja në karakterin shumëetnik të vendit dhe se Kosova do të ruaj trashëgiminë kulturore serbe që lidhet me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në vend.

Presidenti Thaçi vazhdon të mbështesë idenë e proklamuar që marrëveshja paqësore me Serbinë të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit. Ai ka deklaruar se marrëveshja nuk do të përfshijë “ndarje dhe as shkëmbim të territorit me Serbinë”, por sipas tij, mund të bëhet një korrigjim duke përfshirë brenda territorit të Kosovës komunat Preshevë, Bujanoc e Medvexhë./REL/

Tags: e domosdoshmei vendosurKosovë-SerbiMarrëveshjaThaci

TË LIDHURA

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie
Bota

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.
Bota

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

20:54 | 11/04/2026
Next Post
Ronaldo mbetet sërish “thatë”, Juventusi mposht Parmën (Video)

Ronaldo mbetet sërish “thatë”, Juventusi mposht Parmën (Video)

Kadri Veseli, shpall fitoren e koalicionit “PAN”

Kadri Veseli: Nuk lejojmë ndryshim kufijsh

Refuzimi i vitit/Reali i paguan klauzolën, kampioni i botës nuk shkon në Madrid

Refuzimi i vitit/Reali i paguan klauzolën, kampioni i botës nuk shkon në Madrid







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com