Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Irritohen qytetarët: AKU fasadë, ata marrin lekët ne hamë mbeturina

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Irritohen qytetarët: AKU fasadë, ata marrin lekët ne hamë mbeturina

Sasi të mëdha të mishit të bllokuara për shkak të transportimit në kushte jo të mira, apo të përmbajtjes së salmonelës. Dyqane, restorante apo subjekte të ndryshme janë mbyllur pasi nuk plotësojnë as kushtet minimale të sigurisë. Por, përsëri njerëzit janë mosbesues ndaj institucionit përgjegjëse për sigurinë e ushqimit, AKU-së. Sipas tyre, kjo e fundit është vetëm për fasadë dhe nuk është duke e bërë punën siç duhet. Si pasojë, qytetarët kanë frikë të blejnë ushqime, veçanërisht kur bëhet fjalë për mishin.

“Ne nuk kemi asnjë siguri, për produktet që blejmë. Ne nuk e blejmë mishin fare, veç arsyes se nuk kemi shumë mundësi ekonomike, por më tepër sepse dëgjojmë në televizione lajme nga më të ndryshmet. Gjithë ushqimet janë të skaduara. Dhe te institucioni i cili është përgjegjës, nuk kemi aspak besim. Këtu gjithçka është gjë politike, nëse je me PS-në flet mirë, nëse je me PD-në flet keq. Unë nuk jam me asnjë, ndaj them të vërtetën.”

“Mishi i pakontrolluar është detyrë e AKU-së, por ajo nuk është duke e bërë punën siç duhet.”

“Institucioni i kontrollit të ushqimit nuk funksionon, sepse ne shohim përditë që ka produkte të cilat vijnë pakontroll në doganë, veçanërisht mishi.”

“AKU ekziston sa për emër, por nuk vepron. Është thjeshtë një fasadë. Gjithë mbeturinat që sjellin këtu, ne besojmë se janë ushqime normale dhe i konsumojmë. Me çfarë të ruhemi, ne nuk dimë. Gjithmonë konsumatori është viktimë e biznesmenëve. Më skandal se është këtu, nuk është në asnjë vend të këtij universi.”

Qytetarët thonë për Tirana Today, se shumë herë e marrin mishin nëpërmjet të njohurve, kjo pasi nuk kanë asnjë siguri në mishin që tregtohet në dyqanet e mishit të kryeqytetit.

“Produktet e bulmetit, apo mishin unë i porosis të një fshatar prej vitesh tashmë. Por, nuk është kjo zgjidhja, t’i porosisësh larg dhe në dyqane të mos kemi asnjë lloj sigurie.”

“Gjithmonë mishin e marr në zonën ku unë banoj. Këtu nuk marr asnjëherë, pasi nuk jam i sigurt. Ndërkohë, institucioni i sigurisë thjesht merr lekët dhe kaq. Ndaj AKU nuk po e bën punën siç duhet, pasi nga njerëzit ka shumë ankesa, jo vetëm sa i takon mishit, por për çdo produkt ushqimor.”

“Ato kujdesen si jo, marrin paratë dhe japin shumë pak siguri. Po ta bënin punën tamam dhe në rregull, nuk do ishin këto ushqimet e pakontrolluara. Asnjë nga institucionet nuk i kryen detyrat që duhen.” TIRANA TODAY

 

Tags: AKUbllokim mishifasadëi pakontrolluarinstitucionIrritohenmerr lekëtnuk bën punënpasiguriqytetaretushqime te skaduara

TË LIDHURA

Haklaj u bën thirrje Begajt dhe Osmanit të nderojnë me urdhër të lartë 4 krerët e UÇK-së në Hagë.
Aktualitet

Haklaj u bën thirrje Begajt dhe Osmanit të nderojnë me urdhër të lartë 4 krerët e UÇK-së në Hagë.

18:10 | 17/10/2025
PROTESTA/ Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës
Aktualitet

PROTESTA/ Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

17:55 | 17/10/2025
Në protestën për mbështetjen e UÇK-së, i pranishëm edhe babai i Granit dhe Taulant Xhakës
Aktualitet

Në protestën për mbështetjen e UÇK-së, i pranishëm edhe babai i Granit dhe Taulant Xhakës

17:37 | 17/10/2025
Next Post
Spalletti: Mungon Icardi dhe Perisic? Nuk është fundi botës, kemi Karamoh

Interi kërkon tre pikët e para në Bologna, Icardi në stol

“Gazetarët në Shqipëri kërcënohen nga kriminelët, por edhe nga shteti”

“Gazetarët në Shqipëri kërcënohen nga kriminelët, por edhe nga shteti”

Fantastik Rashica, shënon në minutën e 96’ dhe i jep fitoren Werderit (Video)

Fantastik Rashica, shënon në minutën e 96’ dhe i jep fitoren Werderit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Ish-prefekti Ruzhdi Keçi: Tirana është dritë shprese, liderët e UÇK-së nuk janë kriminelë.
Kosovo

Ish-prefekti Ruzhdi Keçi: Tirana është dritë shprese, liderët e UÇK-së nuk janë kriminelë.

by mirseda
18:13 | 17/10/2025
0

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur në protestën e organizuar në mbështetje të liderve...

Haklaj u bën thirrje Begajt dhe Osmanit të nderojnë me urdhër të lartë 4 krerët e UÇK-së në Hagë.

Haklaj u bën thirrje Begajt dhe Osmanit të nderojnë me urdhër të lartë 4 krerët e UÇK-së në Hagë.

18:10 | 17/10/2025
PROTESTA/ Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

PROTESTA/ Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

17:55 | 17/10/2025
Në protestën për mbështetjen e UÇK-së, i pranishëm edhe babai i Granit dhe Taulant Xhakës

Në protestën për mbështetjen e UÇK-së, i pranishëm edhe babai i Granit dhe Taulant Xhakës

17:37 | 17/10/2025
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Rama ndan pamjet: Zemra mal

Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Rama ndan pamjet: Zemra mal

17:35 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com