Pas dy dështimeve radhazi, Interi do të udhëtojë drejt Bolognas për të gjetur suksesin e parë. Skuadra e Luciano Spallettit nuk ka bindur ende pasi ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para dhe objektivi i vetëm është të marrë tre pikët e para për këtë sezon.
Në anën tjetër, edhe vendasit kanë vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe kërkojnë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje para tifozëve të tyre.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Bologna titullar është Blerim Xhemaili, ndërsa te Interi mungon Mauro Icardi shkaku i një lodhje muskulore.
Bologna: Skorupski; Gonzalez, Danilo, Helander; Mattiello, Dzemaili, Pulgar, Poli, Dijks; Falcinelli, Santander.
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Keita.