Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia u përgjigjet kritikëve: Po hetojmë, harrojini të dhënat!

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Policia u përgjigjet kritikëve: Po hetojmë, harrojini të dhënat!

Policia e Tiranës po e mban “gojën” të mbyllur, për të dhënë detaje në lidhje me sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala, duke shmangur kështu kritikat, me faktin se s’mund të jepen të dhënat për shkaqe hetimi.

Burime zyrtare citojnë se për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Po kështu, nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes, si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

https://tiranatoday.com/largim-nga-shqiperia-pas-sulmit-me-arme-ja-cfare-thote-bashkeshorti-i-gazetares/

“Në lidhje me veprimet e kryera për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 30 Gusht 2018, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala, i ati i gazetares Klodiana Lala, informojmë se:

Në datë 30 gusht 2018, rreth orës 06.40 minuta, Policia e Tiranës u njoftua se në rrugën “Shkëndija”, fshati Bruk, Tiranë, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për pasojë është dëmtuar fasada ballore, dhe dera hyrëse e banesës. Në momentin e sulmit, në banesë ishin prindërit e gazetares, vëllai, dy fëmijët e gazetares dhe dy miq të afërm të familjes. Personat brenda banesës nuk kanë pësuar dëmtime.

Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes, si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe procedurale, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, përfundon deklarata zyrtare e policisë.

Prej ditës së djeshme, policia ka marrë në mbrojtje familjen e gazetares investigative. Në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit, banesa e prindërve të gazetares në “News 24” ra pre e një sulmi me breshëri automatiku, të tipit mafioz.

Vetë gazetarja përmes një postimi në Facebook tha se sulmi ishte për shkak të detyrës së saj.

Tags: Klodiana LalapoliciaProkuroria

TË LIDHURA

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore
Ekonomi

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

14:28 | 04/08/2025
I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim
Aktualitet

I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

14:25 | 04/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin
Kryesore

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025
Next Post
Gjykata e Egjiptit zhvat sheikun e PSG-së, dy dënime për një çështje

Gjigantët e PSG-së e quajnë Kosovën Serbi, FFK: Të kërkojnë falje publike

Europa League/Milan, Chelsea dhe Arsenal masin “forcat me të voglat”

Europa League/Milan, Chelsea dhe Arsenal masin “forcat me të voglat”

Lori Hoxha na e kishte mbajtur të fshehtë, ja çfarë kishte veshur në dasmën e motrës

Lori Hoxha na e kishte mbajtur të fshehtë, ja çfarë kishte veshur në dasmën e motrës

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore
Ekonomi

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

by mirseda
14:28 | 04/08/2025
0

Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) ka gjobitur gjigantin e modës “fast fashion” Shein me 1 milion euro...

I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

14:25 | 04/08/2025
Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme

Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme

13:03 | 04/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025
2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

23:04 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com