Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Haradinaj: Vetëm Putini përfiton nga ndarja e Kosovës, kjo do të thotë luftë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Haradinaj: Përkrahje ndaj prodhuesve vendorë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se çfarëdo shkëmbimi i territoreve me Serbinë do të thotë luftë, dhe ka bërë thirrje tek liderët botërorë që të anulojnë një ide të tillë, e cila vetëm ndihmon Rusinë që ta destabilizojë Ballkanin.

Haradinaj e ka pranuar se ideja për shkëmbim të kufijve e ka përplasur atë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me Aleksandër Vuçiqin janë deklaruar të hapur rreth ndryshimit të kufijve si pjesë e marrëveshjes për të normalizuar të dyja vendet.

Disa ditë radhazi, disa zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë kundërshtuar një marrëveshje, e cila nuk sjell probleme në Ballkan, derisa shumë të tjerë kanë frikë se ndryshimi i kufijve në linja etnike do të ishte i rrezikshëm për Ballkanin, i cili ende është duke u shëruar nga plagët e luftës së viteve 90-ta. “Do të thotë luftë” thotë Haradinaj për The Irish Times.

“Nëse e rihapim atë për të cilën tashmë është rënë dakord, kjo do të thotë të hapësh të kaluarën dhe në rajonin tonë të hapësh të kaluarën do të thotë të hapësh luftëra. Të gjithë këta kufij janë rezultat i luftërave tragjike “.

Kosova është çliruar nga sundimi i Serbisë me luftën e vitit 1998-99, ka deklaruar pavarësinë në vitin 2008, dhe është njohur më shumë se 110 shtete. Serbia ndërkohë refuzon ta pranojë sovranitetin e saj, sidoqoftë është një qëndrim i saj që mbështetet nga Rusia, transmeton Gazeta Express.

Pas shumë vitesh dialog të vështirë në BE drejt gjetjes së një zgjidhjeje, Thaçi dhe Vuçiq tani po sugjerojnë se një ndryshim i kufijve të tyre do të ndihmojë të arrijnë një marrëveshje, që si rezultat do të kishte dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, duke hequr një pengesë kryesore drejt rrugës për integrim në Bashkimin Evropian.

Thaçi po bën thirrje për një korrigjim kufitar, që si rezultat do të kishte bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ndërsa zyrtarët e lartë serbë duan që pjesa më e madhe e veriut të Kosovës të bashkohet në Serbi.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani duken të gatshëm të pranojnë një plan të tillë, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga Ballkani dhe më gjerë, që një gjë e tillë mund të nxiste pretendime për ndarje të tjera në Bosnje dhe në rajon.

“Kjo do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës, duke kërcënuar jo vetëm stabilitetin e shtetit tonë por edhe stabilitetin e fqinjëve tanë”, thotë Haradinaj i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë komandant i UÇK-së.

“Mendoj se është e gabuar që të lejohet një diskutim mbi kufijtë dhe territorin. Shpresoj që udhëheqësit e botë të dalin sa më shpejtë të jetë e mundur me qëndrime të qarta, të ftojnë të gjitha palët të respektojnë marrëveshjet e kaluara, dhe të mos flasin për këtë “ shton tutje Haradinaj për The Irish Times, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se kush do të fitojë nga kjo zgjidhje që po përflitet, Haradinaj thotë “Vetëm një njeri-Putini”.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kundërshton shtrirjen e NATO-s në Ballkan, dhe disa agjentë të Moskës janë akuzuar se kanë tentuar të bëjnë grusht shtet në Mal të Zi, një vit para se shteti të anëtarësohej në NATO.

Gjithashtu Rusia ka kundërshtuar edhe arritjen e marrëveshjes historike ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, marrëveshje kjo e cila do të ndihmojë Maqedoninë të anëtarësohet në NATO, transmeton express.

Ndërkohë shumë parti politike në Kosovës e kundërshtojnë planin e Thaçit, dhe do të mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme në Kuvend javën e ardhshme, në të cilën do të votojnë një rezolutë përapra se Thaçi të udhëtojë në Bruksel për takimin e radhës me Vuçiqin me 7 shtator.

Tags: haradinajKosovësluftendarjapërfitonPutinivetem

TË LIDHURA

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull
Bota

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar
Bota

Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar

17:03 | 09/08/2025
Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe
Aktualitet

Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe

15:54 | 09/08/2025
Next Post
Ambasada e SHBA-ve u drejtohet të rinjve: “Mos votoni me inat, por me shpresë”

Ambasada e SHBA-ve dënon me forcë sulmin ndaj gazetares Lala

Detajet/ Si ndodhi sulmi në shtëpinë e babait të gazetares Klodiana Lala

Sulmi ndaj Lalës, deputetet e PS-së: Krimi nuk e mbulon dot të vërtetën

Astronautët do zbarkojnë sërish në Hënë, njihuni me misionin ‘sekret’

Astronautët do zbarkojnë sërish në Hënë, njihuni me misionin ‘sekret’

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com