Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndryshimi i kufijve në Ballkan, Merkel sërish kundër

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Merkel: Nuk duam në Gjermani konflikte nga Turqia

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ritheksoi të martën qëndrimin e saj kundër ndryshimit të kufijve aktual në Ballkan, duke theksuar se një marrëveshje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufirit mund të kishte pasoja në pjesët tjera të rajonit.

Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, i cili po ashtu tha se një ndryshim kufijsh në Kosovë mund të ketë pasoja për pjesët tjera të rajonit.

Kancelarja Merkel kishte biseduar të hënën me telefon me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur më ketë çështje. Ajo tha të martën se “i mbështesim përpjekjet për një zgjidhje të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por e cila ka parasysh tërësinë tokësore”.

Aktualisht janë shtuar debatet rreth normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh dhe dallimeve në qëndrimet amerikane e gjermane rreth kësaj çështjeje.

Të premten, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha që se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan të dielën në një forum në Austri, mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Presidenti i Serbisë, tashmë e ka shpallur politikë të tij synimin për ndarjen e ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Prishtina e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë në debatet e nxitura nga ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Ai edhe të martën hodhi poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës duke mbrojtur idenë e tij për bashkimin e luginës së Preshevës.

Takimi i radhës ndërmjet dy presidentëve do të mbahet më 7 shtator.

Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, transmeton voa. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Tags: Ballkani kufijvekunderMerkelndryshimisërish

TË LIDHURA

Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë
Bota

Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

11:32 | 08/09/2025
Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria
Bota

Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria

09:16 | 08/09/2025
OBSH: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje të shëndetit mendor
Analizë

OBSH: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje të shëndetit mendor

08:38 | 08/09/2025
Next Post
“Ekipi paraprak ka 25 gjermanë dhe dy që e bëjnë me dhitë”

Gundogan kritikon politikanët gjermanë për racizmin e treguar ndaj Ozil

Tentoi të vidhte lekët në arkën e kishës, pranga 43-vjeçarit

Vrasja e mbrëmshme me thikë në Shkodër, arrestohet autori

Eros Grezda jep lajmin e keq për të gjithë tifozët

Grezda te gjiganti skocez, trajneri: Ai shpik aksione në fushë

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

by mirseda
12:07 | 08/09/2025
0

Nisi sot në Tiranë, konferenca 3-ditore e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë Diplo 2025 me temë “Shqipëria 2030:...

Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

11:32 | 08/09/2025
TRONDITET SHKODRA – Dy të vrarë dhe dy të plagosur në zemër të qytetit.

TRONDITET SHKODRA – Dy të vrarë dhe dy të plagosur në zemër të qytetit.

10:27 | 08/09/2025
Konferenca e Ambasadorëve, Rama: Po zhvillohet në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE

Konferenca e Ambasadorëve, Rama: Po zhvillohet në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE

10:22 | 08/09/2025
Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria

Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria

09:16 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com