Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Teknologji Media Marketing

Facebook dhe Twitter mbyllin llogaritë dezinformuese nga Irani e Rusia

8 vjet ago
in Media Marketing, Të Gjitha, Teknologji
Facebook dhe Twitter mbyllin llogaritë dezinformuese nga Irani e Rusia

Rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter, thanë se kanë mbyllur qindra faqe dhe llogari të lidhura me Rusinë dhe Iranin, para zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Facebook-u tha se ka mbyllur 254 faqe dhe 116 llogari në Instagram, që ishin pjesë e një fushate dezinformimi që kishin vënë në shënjestër vende të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.

Kompanitë e medieve sociale vepruan në bazë të një informacioni nga kompania e sigurisë kibernetike, FireEye, e cila tha të martën se llogaritë po promovonin propagandën iraniane, duke përfshirë diskutimin e “temave anti-saudite, anti-izraelite dhe pro-palestineze”.

“Kemi hequr 652 faqe, grupe dhe llogari për sjellje të bashkërenduara jo autentike që kanë origjinën në Iran dhe u drejtoheshin njerëzve nëpërmjet shërbimeve të shumta në internet në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtete e Bashkuara”, tha Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë kibernetike në Facebook.

Këto veprime ndodhën disa javë pasi që kompania mbylli disa faqe me prejardhje nga Rusia. Të martën, Facebook-u tha se kishte gjetur më shumë faqe të tilla dhe i kishte mbyllur ato. Por, kompania tha se faqet ruse nuk duket të jenë të lidhura me ato me prejardhje nga Irani.

Po ashtu të martën, rrjeti Twitter tha se ka identifikuar dhe mbyllur 284 llogari “për përfshirje në manipulim të bashkërenduar”, që siç thuhet, “duket të jenë me prejardhje nga Irani”.

Një ditë më herët kompania Microsoft njoftoi se hakerë që kanë lidhje me qeverinë e Rusisë u përpoqën të sulmojnë faqet e internetit të dy institucioneve konservatore amerikane, një shenjë se ata po i shtojnë përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit.

Kompania Microsoft tha se i pengoi përpjekjet javën e kaluar duke marrë kontrollin e faqeve që hakerët kishin vënë në shënjestër me synimin për të imituar faqet e internetit të Institutit Ndërkombëtar Republikan dhe Institutit Hudson.

Hakerët i ridrejtonin përdoruesit në adresa të rreme, ku pastaj u kërkohej të fusnin emrin dhe fjalëkalimin, transmeton voa.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar rreth këtij rasti. Kremlini i ka hedhur poshtë rregullisht akuzat se përdor hakerët për të ndikuar në zgjedhjet dhe opinionin politik amerikan. Moska thotë se akuza të tilla janë pjesë e një fushate anti-ruse për të arsyetuar sanksione të reja kundër Rusisë.

Tags: dezinformuesefacebookIranillogaritëmbyllinrusiatwitter

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Senati francez po shqyrton sot ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç
Bota

Senati francez po shqyrton sot ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç

12:13 | 25/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Gazetari ‘kryqëzon’ Dervishin: ‘Babalja’ i pafytyrë që përdoret nga Rama e Braçe

Gazetari ‘kryqëzon’ Dervishin: ‘Babalja’ i pafytyrë që përdoret nga Rama e Braçe

Bashkëpunëtorët e Trump gjenden fajtor, Presidenti hesht

Bashkëpunëtorët e Trump gjenden fajtor, Presidenti hesht

Superkompjuteri tregon fituesin e Serie A, ja çfarë do të ndodhë me Milanin

Superkompjuteri tregon fituesin e Serie A, ja çfarë do të ndodhë me Milanin







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

“Punët e Shqipërisë”, kryeministri Rama mbledh sot krerët e bashkive
Aktualitet

“Punët e Shqipërisë”, kryeministri Rama mbledh sot krerët e bashkive

by mirseda
10:53 | 03/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët. Kjo mbledhje vjen në kuadër të...

Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit, DW: Ekonomia botërore e marrë peng

Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit, DW: Ekonomia botërore e marrë peng

10:36 | 03/04/2026
Shumë prej të pandehurve kërkojnë gjykim të shkurtuar dhe të veçuar. Bushka: S’ka prova.

Shumë prej të pandehurve kërkojnë gjykim të shkurtuar dhe të veçuar. Bushka: S’ka prova.

10:30 | 03/04/2026
Njëri i akuzuar për vjedhje, tjetri për drogë, dy të arrestuar në Vlorë

Njëri i akuzuar për vjedhje, tjetri për drogë, dy të arrestuar në Vlorë

10:23 | 03/04/2026
Debate në gjyqin për Veliajn dhe 29 të tjerë/ Haxhia: Avokatët të njihen me dosjen!

Debate në gjyqin për Veliajn dhe 29 të tjerë/ Haxhia: Avokatët të njihen me dosjen!

10:06 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com