Shqipëria është goditur sot nga dy tërmete me magnitudë të dobët. Lëkundja me magnitudë 2.5 ballë është ndjerë në orët e para të ditës, rreth orës 06:11, në Borsh.
Tërmeti i dytë është shënuar rreth orës dy të mëngjesit, në Vinjoll të Burrelit. Nga të dy tërmetet nuk raportohet për të lënduar, apo për dëme materiale.
Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik në vendin tonë.
Tërmetet janë të paparashikueshme. Sipas sizmiologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend, pasi Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik.
https://tiranatoday.com/sa-e-rriskuar-eshte-shqiperia-nga-termetet-i-perballojme-dot-katastrofa-te-tilla/