Qytetarët çdo ditë e më shumë nuk ia kursejnë kritikat ish-kryeministrit Berisha, e ndërsa në statusin e radhës në Facebook, kanë lëshuar një lum sharjesh.
Një qytetar i është ankuar Berishës se kryetari i Bashkisë Shijak po gjobit ndërtuesit, se nëse duan leje ndërtimi, betonin duhet ta marrin tek ai, pasi ka firma betoni që ia ka kaluar të vëllait.
Po sipas tij, të gjitha tenderat i merr vetë. Por kaq ka mjaftuar që qytetarët të tallen me Berishën, duke i kujtuar se po e shpenzon kohën kot, duke u marrë me rrjetet sociale.