Policia e Sarandës ka shoqëruar në komisariat tre persona, pasi për motive të dobëta, janë zënë me njëri-tjetrin, duke përdorur edhe dhunë.
Rasti në fjalë është shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Sarandë, e fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Sherri ka nisur për motive të dobëta, dhe personat kanë tentuar të përdorin edhe sende të forta si shkopinj, por ka ndërhyrë policia, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat personat që u përfshinë në konflikt, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.