Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Serbi duhet të ishte në burg, Thaçi e emëron në Gjykatën Kushtetuese

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Serbi duhet të ishte në burg, Thaçi e emëron në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi të enjten pesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nëntë anëtarësh të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe një gjykatës serb, për të cilin pohohet se ka ikur nga Serbia për të shmangur një dënim me heqje lirie nën akuzat për korrupsion.

Radomir Laban, në muajin maj kishte marrë votat e 71 deputetëve të parlamentit të Kosovës për të shërbyer në Gjykatën Kushtetuese si përfaqësues i komunitetit serb.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të opozitës reaguan atëbotë ndaj vendimit të parlamentit, duke kërkuar verifikimin e të votuarit.

Atëbotë zyra e presidentit Thaçi tha se “për shkak të dyshimeve të ngritura për të kaluarën e z. Laban, Presidenti i Republikës se Kosovës nuk do ta bëj dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë”.

Nuk pati ndonjë shpjegim nga zyra e presidentit nëse kjo ka ndodhur, por emri i gjyqtarit vazhdon të jetë në listën e të kërkuarve nga Beogradi.

Sipas autoriteteve në Serbi, Radomir Laban, ish zyrtar i doganave, ishte dënuar në vitin 2012 me gjashtë vjet heqje lirie, si pjesë e një grupi prej shtatë doganierësh dhe dhjetë afaristësh të akuzuar për kontrabandë milionëshe.

Të gjithë ata ishin arrestuar në vitin 2006. Pas shpalljes së dënimit, Radomir Laban, i ishte shmangur dërgimit në burg duke ikur në Kosovë.

Vitin e kaluar një gjykatë në Kralevë në Serbi, kishte lëshuar një urdhër arresti, por zbatimi i tij në Kosovë është pamundësuar për shkak të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

E kaluara e kandidatëve, kontrollohet nga agjencitë e sigurisë, por puna e tyre në raste të tilla është e vështirë për shkak të refuzimit të Serbisë që të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe u është kundërvënë përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Policinë Ndërkombëtare (INTERPOL).

Radomir Laban, ishte propozuar për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Lista Serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës. Zyrtarët e kësaj liste nuk e kanë komentuar situatën e krijuar pas votimit, që nxori në shesh edhe të kaluarën e të propozuarit të tyre.

Emërimi i sotëm nga presidenti Thaçi nxiti reagimin e lëvizjes Vetëvendosje në opozitë e cila tha se “rehabilitimi i një personi me të kaluar kriminale në institucionin më të lartë kushtetues, përveç që e degradon edhe më tej cilësinë e këtij institucioni, i katandisur si mos më keq për shkak të ndërhyrjeve dhe presioneve, ka për qëllim kryesor legjitimimin e “Zajednicës” (emri ne gjuhen serbe për asociacionin e komunave me shumicë serbe) dhe projekteve tjera të dëmshme. Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe do të shohim gjitha mundësitë për zhbërjen e këtij dëmi”, thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj lëvizjeje./VOA

Tags: burgduhetemeronGjykatënkushtetueseserbiThaci

TË LIDHURA

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”
Bota

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”

17:44 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Next Post
Ambasadorja gjermane: Të mos manipulohet me Vettingun!

Ambasadorja gjermane: Të mos manipulohet me Vettingun!

SHBA: Ish-kryeministri kërcënohet me jetë nga regjimi iranian, të rrisë masat e sigurisë!  Majko: S’kam frikë!

SHBA: Ish-kryeministri kërcënohet me jetë nga regjimi iranian, të rrisë masat e sigurisë!  Majko: S’kam frikë!

Tregtonin qumësht jashtë standardeve, AKU ndalon dy furgonë në bregdet

Tregtonin qumësht jashtë standardeve, AKU ndalon dy furgonë në bregdet







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

by mirseda
22:40 | 20/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike para ambienteve të Kryeministrisë...

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com