Duket se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po hedhin hapa konkretë për ndërtimin e familjes. Mediat e huaja po aludojnë se këngëtarja është shtatzënë, pasi ajo ka ndryshuar stilin e saj të jetës dhe të të ushqyerit.
Kohët e fundit ajo nuk është aktive në rrjetet sociale, dhe të gjithë janë duke menduar se ajo është në fazat e para të shtatzënisë. Spekulimi vazhdoi kur Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u larguan nga party i premierës së Festivalit të Akademisë të Fondacionit “Elton John” . Fustani i saj rozë, i rriti edhe më tepër dyshimet.