Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Lopetegui ndan detyrat: Ronaldo lojtar i madh, por tani na prin Bale

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Spanja shkarkon trajnerin 1 ditë para Botërorit, ja arsyeja

Real Madrid nuk ka bërë asnjë goditje ‘big’ në merkaton deri tani, pasi ishin premtuar shumë të tilla. Largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit ka krijuar një boshllëk në sulmin madrilen dhe deri tani akoma nuk është gjetur zëvendësuesi. Trajneri Julen Lopetegui në prag të ndeshjes miqësore me Manchester United ka analizuar situatën në ekipin e tij.

Vlerësimi i punës: “Jam i kënaqur nga intensiteti dhe entuziazmi i deritanishëm, sepse nuk kemi pasur ndonjë pengesë lëndimi”.

Largimi i CR7 dhe roli i Bale: “Ronaldo është një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Real Madridit, klubi e ka vlerësuar trashëgiminë e tij, por nuk e pengoi të largohej kësaj vere. Jemi të bindur se Bale do të bëjë një sezon të madh dhe ne presim shumë prej tij. Po punon shumë, në mënyrë që të na japë versionin e tij më të mirë”.

Nevojë për një tjetër “9”: “Kur pranova drejtimin e Real Madridit nuk e dija se Cristiano do të largohej. Në kushtet e krijuara, për mua dhe për klubin është një sfidë emocionuese për të bërë një ekip konkurrues edhe pa Ronaldon”.

Përforcime të mundshme: “Ne kemi në përbërje lojtarë të jashtëzakonshëm, potenciale të shkëlqyera, si Ramos, Varane, Modric, Kovačić… Pra, jemi të kënaqur me skuadrën që kemi dhe të bindur se do të luftojmë për të gjithë objektivat e mundshëm. Nuk mund të jetë ndryshe për një klub si Real Madridi. Ne duam të jemi një ekip i shkëlqyer në fushë. Pastaj, nëse një lojtar nuk do të vijë, ose largohet, unë do të jem një trajner i lumtur”.

Në ndjekje të suksesit të Zidane: “Historia e Real Madridit e udhëheq rrugën tonë. Të gjitha nivelet e klubit duhet të japin përditë e më shumë. Si gjithmonë, ky ekip ka për detyrë vetëm të fitojë. Si trajner po mundohem që të vazhdojmë të përmirësohemi. Historia e Real Madridit nuk lejon asgjë tjetër, përveç fitimit të trofeve, dhe kjo kushtëzon hapat që duhet të hedhim”.

Ndeshja kundër Manchester United: “Me rëndësi është përgatitja për sezonin e ri në të gjitha aspektet, të marrim ritmin e konkurrencës. Ne do ta përgatisim dhe ta luajmë këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fakt, fokusi ynë parësor në këto momente është Superkupa, e cila është objektivi i parë i madh i sezonit të ri”.

Bale dhe Benzema: “Ata kanë punuar jashtëzakonisht. Me përkushtimin dhe entuziasmin që gjenerojnë në ekip, na bëjnë të mendojmë për suksese të mëdha. Me individualitete si ata do të përpiqemi të bëjmë një ekip të shkëlqyeshëm”.

Keylor Navas: “Kam biseduar me të dhe jemi të lumtur ta kemi në ekipin tonë. Keylor ka qenë një portier i madh te Real Madridi për disa sezone dhe ne duam që ai të qëndrojë në këtë lartësi”.

Pozicionet për t’u përforcuar: “Nuk do të flasim për hipoteza. Me grupin që kemi, do të jemi në gjendje të përballojmë kërkesat e Real Madridit”.

Cristiano Ronaldo: “Ne e njohim atë që ka bërë, por Real Madridi është mbi të gjitha histori. Ronaldo ka bërë historinë e tij fantastike në Madrid dhe i uroj atij të gjitha të mirat e kësaj bote. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, me një sfidë shumë të bukur përpara, për ta rikonfirmuar Real Madridin pas largimit të një lojtari si ai”.

Bale vazhdon: “Ai është i lumtur për të qëndruar te Real Madridi dhe ka një shans të madh për të treguar se çfarë lojtari është”.

Vinicius: “Është një djalë shumë i ri dhe shumë i mirë për moshën e tij. Vjen nga një futboll tjetër, por po mundohemi ta ndihmojmë të adaptohet te Real Madridi. Futbolli europian, që ka një licencë të vetën, kërkon që lojtarë të tillë të punojnë fort, në baza ditore”./telesport

Tags: Baledetyratlojtar i madhLopetegui:ndanëprinronaldo

TË LIDHURA

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës
Sport

Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës

18:36 | 18/04/2026
Next Post
Malaj kritikon Ramën: Merr masa urgjente nëse do hapjen e negociatave

Malaj kritikon Ramën: Merr masa urgjente nëse do hapjen e negociatave

Artan Broci sulmon KPK-në: Janë komisarë politikë të Ramës

Artan Broci sulmon KPK-në: Janë komisarë politikë të Ramës

Prokurori Kostaq Beluri sot para Vettingut, si ka ndryshuar pasuria e tij në 13 vite

Vettingu/Prokurori Gentian Osmani jep llogari, KPK: Vendimi merret në 2 gusht







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale
Kryesore

Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale

by mirseda
18:40 | 20/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga deputetë e ministra socialistë po zhvillon një takim sot në 20...

Delegacion i “Fratelli d’Italia” inspekton qendrën e emigrantëve në Gjadër

Delegacion i “Fratelli d’Italia” inspekton qendrën e emigrantëve në Gjadër

18:02 | 20/04/2026
Gonxhja në Sarandë: Gati për turistët, më shumë plazhe publike

Gonxhja në Sarandë: Gati për turistët, më shumë plazhe publike

17:33 | 20/04/2026
Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit – takimi dypalësh pritet në Uashington

Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit – takimi dypalësh pritet në Uashington

17:21 | 20/04/2026
Sezoni turistik 2026, thirrje për mjekë e infermierë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

Sezoni turistik 2026, thirrje për mjekë e infermierë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

17:12 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com