Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale

6 muaj ago
in Kryesore, Politikë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga deputetë e ministra socialistë po zhvillon një takim sot në 20 prill me përfaqësues të agro-turizmit në Tiranë, për të folur për Paketën e Maleve.

Fjalën e para e mbajti deputetja e PS-së Ogerta Manastirliu. Ajo tha se në Bashkinë e Tiranës ka interes të shtuar për Paketën e Maleve.

“Tirana rurale ka një potencial të madh dhe duhet që të shfrytëzohet. Duhen ulur barrierat, edhe në raport me komunikimin. Ne duhet të bashkëpunojnë më shumë për ekonominë e Tiranës, që të rrisim investimet në këto zona. Duhet të ulim pengesat burokratike. Qeveria jep kredi lehtësuese, ndërsa programet si Paketa e Maleve kanë gjetur tashmë interes në terren. Bashkia e Tiranës ka më shumë interes për Paketën e Maleve, pas Bashkisë së Shkodrës”, tha Manastirliu.

Më pas, fjalën e mori kryeministri Edi Rama. Ai tha se programi “dyfisho ndërmarrjen tënde” do të jetë prioritet i qeverisë.

“Qeveria shqiptare do të marrë përsipër që të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ne do i mbështesim me anë të kredive që do të japë Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë. Do të jepen deri në 2 milion euro kredi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Ne e kemi quajtur ‘dyfisho ndërmarrjen tënde’, por nuk do të thotë që e dyfishojmë. Mund dhe ta rrisim 50 përqind ose dhe ta trefishojmë. Kjo bëhet falë mbështetjes që jep qeveria, me një kredi, që ka interesa më të ulëta si kreditë e zakonshme”, tha kryeministri.

Foli dhe për Paketën e Maleve. Sipas tij, ky program është më i miri, që i jep hov zhvillimit të zonave rurale me anë të turizmit.

“Paketa e Maleve ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, që është ligji 7501. Shumë vetë kanë para, por nuk kanë titullin e pronësisë. Tashmë, me anë të Paketës së Maleve, mund të investojë çdokush, duke marrë leje tek Bashkia. Bashkia e merr kërkesën, afishon një listë për 45 ditë dhe e bën publike kërkesën. Ligji është për ata që nuk kanë konflikte me askënd për tokën. Në 45 ditë duhet të vijë një kundërshtim i argumentuar. Nëse nuk vjen, lista vjen në Këshillin Bashkiak, që e miraton. Nuk merr titull pronësie, por ke të drejtë vetëm të investosh aty. Aplikon me projekt, miratohet projekti dhe ti ndërton. Vetëm pasi ke përfunduar ndërtimin, ti e merr titullin e pronësisë. Nëse shfaqet dikush që pretendon pronën me argumente, atëherë merret shteti me atë person. Nëse ky i fundit vërteton që toka është e tij, i takon shtetit që ta trajtojë atë individ. Programi është vetëm për ata, që duan që të ndërtojnë në tokën e paraardhësve dhe do ketë gjithë mbështetjen tonë”, deklaroi Rama.

Tha se kultura e shërbimit është shumë e rëndësishme për turizmin.

“Shërbimi është shumë i rëndësishëm dhe çmimet duhet të jenë jo të larta, aq sa të lemeriset turisti. Ka shumë rëndësi kjo pjesë, që Shqipërinë ta vizitojnë sa më shumë njerëz. Për këtë, na duhet një kulturë e mirë e shërbimit. Turizmi duhet të jetë prioritet i yni, sepse sjell të ardhura të qëndrueshme dhe rrit ekonominë e vendit”, deklaroi Rama.

Ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo, në fjalën e tij gjatë takimit me përfaqësues të agro-turizmit tha se Paketa e Maleve nuk sjell asnjë konflikt në komunitet.

Demo nënvizoi se vetëm në Bashkinë e Tiranës deri tani ka pasur 600 shprehje interesi për investime, sipas Paketës së Maleve. Ministri nënvizoi se ky program ka ndihmuar në rijetësimin e zonave rurale.

“Paketa e Maleve është shumë e rëndësishme për zhvillimin e territorit. Kemi 36 bashki, që kanë miratuar zonat prioritare. Hartat do bëhen publike dhe këto harta do jenë dhe në E-Albania. Shpallja publike është e rëndësishme, për të garantuar që mos sjellë konflikte në komunitet. Në Tiranë janë mbi 600 aplikime, që kanë shprehur interes për Paketën e Maleve”, tha Demo.

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

Rama: Kredi të buta deri në 2 mln € për bizneset, marrëveshja në fund të muajit

Macron i bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit për ulje të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

Sali Berisha: 5 protestues në qeli, “qëndruan si luanë ndaj torturave”







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com