Një incident tjetër ka ndodhur në Tour de France, ku protagonmist ka qenë një polic i xhandarmërisë. Ai ka rrëzuar në rrugë çiklistin Chris Fromme, pasi e ngatërron me fansat për shkak të pelerinës që mbante veshur për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Frommer ishte i shoqëruar nga një anëtar i skuadrës Sky në etapën e 17 në momenti që polici e rrëzon në rrugë.
Ndërsa një ditë më parë ishte Vincenzo Nibali në Alpe D’Huez i cili u rrëzua për shkak të shpejtësisë së madhe ku mori edhe disa dëmtime që e detyruan që të linte garën. Po ashtu pak ditë më parë ishte sërish xhandarmëria që ndërhyri me gaz lotsjellës për të larguar disa fermer protestues nga rruga, por që preku edhe çiklistët.