Në tentativë për të mbrojtur djalin e saj, pasi akuzohej si hajdut i karburanteve, e ëma e tij i nxjerr të palarat mbesës, duke e bërë atë fajtore. Në një prononcim për mediat, Fetie Grembi, tha se djali i saj është i pafajshëm dhe e ka marrë në qafë mbesa e saj, Anna.
Ajo pranoi publikisht se ishte në dijeni të këtyre grabitjeve, dhe se Anna kishte shkuar në banesën e saj, për të kërkuar një bashkëpunëtor. Mesa duket, Anna e ka menduar në detaj, dhe e ka patur të pamundur që të veprojë vetë. Të paktën ky ka qënë qëndrimi i Fetie Grembit. Po kështu ajo shtoi se djali i saj nuk ka makinë, as armë dhe se familja e saj është me borxhe.
“Djalin ma mori kjo mua, më ka ardhur te shtëpia, më ka thënë hallë dua çunin se kam frikë, jam vetëm.
Burrin ajo e ka në Gjermani edhe e gënjeu djalin, a e bëri, punë e saj nuk e di ça i bëri, kur erdha këtu unë vura duart në kokë, djalin unë e kisha të rregullt.
Nuk di gjë, unë për djalin kam ardhur ta shoh me sy, nuk di ça më ka bërë.
Djali im s’kishte as makinë, as armë, unë jam pa bukë, jam mbytur në borxhe. Unë s’kam të paguaj, djalin tim e mori ajo në qafë. Unë e kam çupë vëllai atë, është mbesa ime.
Ajo sivjet erdhi ma mori edhe i thashë, e kam nxjerrë dy herë jashtë nga shtëpia, i thashë mos më hajde më, se e dija ça do më bënte, se ikte në plazhe e nuk rrinte.
Ka qenë në Gjermani, prindërit i ka në Greqi. Djali im nuk ka as armë, armën e kishte çupa, makinën e kishte mbesa. Ajo e ka marrë, i ka bërë diçka, ajo ikte bridhte në plazh, thashë do bëje diçka ajo”, ka thënë më tej ajo.
Gjykata e Fierit caktori masën “arrest me burg” për Anna Malaj dhe Emiljano Grembi, dy autorët e grabitjes së karburantit në Levan dhe tentativës për grabitje të dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër.
https://tiranatoday.com/fotoja-kush-eshte-anna-grabitesja-sexy-e-karburanteve-te-fierit/
Sipas avokatit, dy të akuzuarit kanë shprehur pendesë për veprimin e tyre. Të dy e kanë pranuar se kanë qenë autorët e grabitjes së karburantit më datë 2 korrik.
https://tiranatoday.com/skifterja-e-karburanteve-jetonte-ne-nje-vile-tre-kateshe/
Po kështu, para trupit gjykues kanë thënë se në grabitjen e parë kanë qenë të dehur. Ndërsa për grabitjet e tjera, kanë tentuar se kishin nevojë për para.
31-vjeçarja Anna Malaj ka pohuar se ka dy fëmijë të mitur për të rritur e vetme, dhe se është në gjendje të vështirë ekonomike. Sikundër duket qartë dhe në foton në fjalë, pas daljes nga seanca, Anna ka bërë një gjest të pahijshëm para mediave.