Gazetaren e njohur e “Studio e hapur” duket se është në negociata për të ndryshuar televizionin. Moderatorja po bën lëvizjen e radhës, por ende nuk ka një gjë të konfirmuar.
Sot kanë qarkulluar zëra se Eni Vasili do të braktisë “News 24′”, dhe ka në plan një projekt të ri.
Sipas “Xing.al”, Eni po zhvillon negociata me televizionin e ri “A2”, në të cilin mesa duket do ta shohim së shpejti.
Lëvizjet e reja në televizionet shqiptare tashmë janë kthyer në trend, por sezoni i ri duket se do na sjellë shumë surpriza.