Tirana ka arritur të bëjë një goditje mjaft cilësore në merkato pasi ka arritur të nënshkruaj me Edon Hasanin. Shkodrani do të jetë pjesë e bardhbluve dhe kjo nuk ka dyshime, Tirana ka arritur të bindë mesfushorin kur kishte një rivalitet të fortë nga Partizani dhe Flamurtari.
26-vjeçari rikthehet të luaj në Superiore me 24 herë kampionët dhe vjen pas një eksperience në Iran me Sepahanin, ku u aktivizua vetëm 6 takime. Më paraë Hasani ka qenë pjesë e Vllaznisë, Kukësit, Poli Timishoara, Ceahlau, Liteks.
Mesfushori shkodran ka firmosur kontratë 2-vjeçare me bardheblutë, të cilët do të synojnë fitimin e titullit kampion, menjëherë pas rikthimit në Superiore.