Krimineli shqiptar Safet Rustemi, për më shumë se një javë ka marrë vëmendjen e gjerë të institucioneve në të larta belge.
Lidhur me rastin e ekstradimit të tij në Shqipëri një ditë më parë nga Kuvendi, ngriti shqetësimin një deputete. Por, për rastin në fjalë ka reaguar edhe Theo Francken, Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migracionin.
Ai ka shfajësuar në një farë mënyre gjyqësorin dhe shërbimet policore të cilat me duart e tyre e dëbuan atë për në Shqipëri në qershor të vitit 2017.
Ai ka dashur të mbrojë vetën nga rasti në fjalë, duke u shprehur se: “Shqipëria nuk është fundi i botës”.
Por, 33-vjeçari shqiptar Safet Rustemi, i cili është dënuar në Belgjikë, ndër të tjera për prostitucion dhe droga, së fundmi është shpallur në listën e kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës. Sipas ekipit FAST të policisë, i cili zbulon kriminelët e arratisur, ai duhet të vuajë dënimin me burg me një total prej 22 vjetësh.
Por, ky person është deportuar nga Zyra e Imigracionit (DVZ) një vit më parë. Ai u dërguan në vendin e tij ku rezulton të ketë kryer vetëm 1 vit burg dhe pastaj është lënë i lirë.
Në atë kohë, Departamenti i Emigracionit vendosi ta dëbojë atë nga Belgjika dhe i ndaloi atij hyrjen për 15-vite. Kjo procedurës sipas Francken është përdorur për çdo kriminel.
“Siç kemi bërë me kriminelët që qëndrojnë ilegalisht në territor,” tha Theo Francken për “De Ochtend”.
Por, sekretari shtetëror e transferon përgjegjësinë në këtë çështje tek drejtësia dhe shërbimet e policisë. “Nuk kam marrë asnjë sinjal për të nga gjyqësori apo policia. Është në përputhje me ligjin që policia të japë ndonjë sinjal. Ne jemi një qeveri administrative, ne vetëm ekzekutojmë. Dhe largimi i kriminelëve të paligjshëm është një prioritet për ne”.
Fakti që një kriminel i dënuar është ende i lirë dhe i shpëtoi dënimit të tij, për këtë rast Francken nuk dëshiron të konfirmojë. “Ju thoni se ai nuk do të vuajë dënimin e tij. Nuk e di. Ne kemi një traktat të ekstradimit me Shqipërinë. Është puna e policisë për ta gjurmuar këtë njeri, e ka dorëzuar dhe ai rezulton i dënuar e tij këtu. Shqipëria nuk është fundi i botës”.
Burimi: nieuwsblad.be
Përshtati: Tirana Today