Presidentin Meta rrallë herë e shohim me rroba sportive. Por ai ka vendosur që jashtë petkut të presidentit, të ndajë me të gjithë qytetarët, aktivë në rrjetin social, një foto ku ai ndodhet në plazh.
Agjenda e tij është mjaft e ngjeshur, e prioritet përpos politikës mbetet edhe familja e tij e shtrenjtë.
Ndryshe nga sa mund të mendoni se ka shkrepur një foto me anëtarët e familjes, gaboheni. Ai ka zgjedhur të bëjë një foto me qenin e tij besnik, të quajtur Roi.