Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Statistikat/ Çdo shqiptar ka shkuar mesatarisht tre herë tek doktori në 2017-n

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Statistikat/ Çdo shqiptar ka shkuar mesatarisht tre herë tek doktori në 2017-n

Në vitin 2017, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është  7.942.742, mesatarisht 3 kontakte për person në vit, raporton INSTAT, në publikimin “Treguesit e Shëndetit Publik 2017”. Numri i vizitave në konsultorin e fëmijëve, gjatë vitit 2017, është 929.330, ndërsa në konsultorin e gruas është 272.172. Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,4 gjatë vitit 2017 nga 5,3 ditë në vitin 2016. Ndërhyrjet kirurgjikale të kryera në spitalet publike janë 57.475 me një rritje prej 10,0 %.

Kujdesi shëndetësor parësor 

Në vitin 2017, numërohen 413 qendra shëndetësore të degëzuara në 2.022 ambulanca, si dhe 46 poliklinika të specializuara. Kontakti për pacientë në shërbimin parësor është 2,7 herë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri, gjatë vitit 2017, ka kontaktuar qendrat e kujdesit shëndetësor parësor mesatarisht 3 herë.

Në vitin 2017, numri i vizitave gjithsej në konsultorin e gruas është 272.172 nga të cilat 62,4 % janë realizuar me asistencë të mjekut specialist. Numri i vizitave të para obstetrikale është 32.787, i cili përkon me numrin e lindjeve të raportuara gjatë vitit 2017.

Ne vitin 2017, numri i vizitave në konsultorin e fëmijëve është 929.330. Ndër këto vizita, 57,5 % janë ndjekur nga stafi i lartë mjekësor. Të dhënat mbi fëmijët e regjistruar në konsultor tregojnë se 78,4 % e fëmijëve 0 deri në 1 vjeç ushqehen me qumësht gjiri.

Shërbimi spitalor dytësor

Ky shërbim i ofrohet popullsisë nëpërmjet sektorit publik dhe sektorit privat. Në vitin 2017, numri i spitaleve publike dhe jopublike në vend është 55, ku 42 janë spitale shtetërore dhe 13 spitale private. Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është 2 spitale për 100 mijë banorë dhe numri i shtretërve spitalorë publikë dhe jopublikë është 8.885 (3 shtretër për 1000 banorë).

Shërbimi spitalor publik

Shërbimi spitalor publik në Shqipëri ofrohet nga spitalet rajonale të cilat kanë shërbimet bazë dhe spitalet e specializuara, të cilat  janë të përqendruara kryesisht në Tiranë dhe qendrat e qarqeve të tjera të vendit.

Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 5,4 ditë në vit me një xhiro të shtratit 32,8 herë pacientë në vit. Shfrytëzimi i shtratit për kujdes shëndetësor, gjatë vitit 2017, është 176,8 ditë, të cilat përbëjnë 48,4 % të ditëve kalendarike të këtij viti. Numri i pacientëve, të operuar në vitin 2017, ka një rritje prej 10,0 % krahasuar me një vit më parë.

Në shërbimin spitalor një peshë të rëndësishme zë shërbimi terciar i cili përfaqësohet nga Qendra Spitalore Universitare (QSUT) e cila ka dhe numrin më të lartë të shtrimeve dhe operimeve gjithsej në vit për të gjithë vendin.

Në vitin 2017, nga numri i shtrimeve spitalore gjithsej, 34,4 % janë realizuar pranë QSUT ndërsa operimet e realizuara pranë kësaj qendre zënë 46,7 % të operimeve gjithsej në vend.

Shërbimi për shëndetin mendor

Shërbimi spitalor i specializuar për shëndetin mendor është i përqendruar në Qarkun Vlorë dhe Elbasan me spitale të veçanta. Në Qarkun Shkodër dhe Tiranë shërbimi për shëndetin mendor përfshihet brënda shërbimit spitalor. Një peshë të rëndësishme në këtë shërbim kanë qendrat komunitare të shëndetit mendor dhe shtëpitë e mbështetura. (Burimi:Monitor)

 

Tags: mjeketpacientëtshqiperi

TË LIDHURA

Rikonfirmohet në krye të Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema
Aktualitet

Rikonfirmohet në krye të Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema

11:18 | 09/07/2025
Laç, protestë nga tregtarët: “Prej 7 vitesh paguaj 180 mijë lekë qira”
Aktualitet

Laç, protestë nga tregtarët: “Prej 7 vitesh paguaj 180 mijë lekë qira”

11:14 | 09/07/2025
Pesë zyrtarë policorë dalin sot para gjykatës pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan
Aktualitet

Pesë zyrtarë policorë dalin sot para gjykatës pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

11:10 | 09/07/2025
Next Post
“Shitja” e detit/Rama: Turp të kenë ata që më akuzojnë si tradhtar. Hahn: Pa marrëveshje s’ka BE! (Video)

Hahn në Tiranë, shmang Ruçin dhe Bashën. Ia zgjat dorën Metës e Ramës

Nikolla ia pret shkurt Vokshit: Mëso të flasësh! Çështjen do e çoj në Prokurori

Nikolla ia pret shkurt Vokshit: Mëso të flasësh! Çështjen do e çoj në Prokurori

Feston sot ditëlindjen, s’keni për ta besuar sa vjeç mbush Arilena Ara

Feston sot ditëlindjen, s'keni për ta besuar sa vjeç mbush Arilena Ara

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rikonfirmohet në krye të Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema
Aktualitet

Rikonfirmohet në krye të Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema

by mirseda
11:18 | 09/07/2025
0

Shefi i Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema, është rikonfirmuar në detyrë pas zhvillimit të konkursit...

Laç, protestë nga tregtarët: “Prej 7 vitesh paguaj 180 mijë lekë qira”

Laç, protestë nga tregtarët: “Prej 7 vitesh paguaj 180 mijë lekë qira”

11:14 | 09/07/2025
Pesë zyrtarë policorë dalin sot para gjykatës pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

Pesë zyrtarë policorë dalin sot para gjykatës pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

11:10 | 09/07/2025
“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

10:03 | 09/07/2025
Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com