Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vuçiç e Thaçi takohen në Bruksel më 18 korrik

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Bisedimet Kosovë-Serbi, Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbahet javën e ardhshme me 18 korrik, ka konfirmuar zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, e cila lehtëson dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë takim pritet të diskutohen marrëveshjet e mëhershme Kosovë-Serbi, ato që nuk po zbatohen, si dhe hapat e tjerë drejt një marrëveshje përfundimtare, thuhet në njoftimin e zyrës së Mogherinit. “Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intensifikuar”, thuhet në njoftimin e zyrës së Moghernit.

Debatet në Prishtinë; Në Prishtinë ndërkohë, akoma po vazhdojnë debatet ndërmjet partive politike parlamentare nëse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet ta drejtojë dialogun me Serbinë apo jo.

Janë dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe lëvizja Vetëvendosja të cilat në mënyrë kategorike e kundërshtojnë idenë e Presidentit për krijimin e një ekipi negociator gjithëpërfshirës, që do të kryesohej nga vet Presidenti Thaçi.

“Presidenti i Kosovës, i paautorizuar për të udhëhequr dialogun me Serbinë, ende pa nisur mirë ky dialog, hoqi të gjitha vijat e kuqe në tavolinën e dialogut me kontestuesit e shtetësisë sonë. Për LDK-në, partinë që ka projektuar dhe ka themeluar shtetin e Kosovës, shtetësia e Kosovës ka marrë zgjidhje përfundimtare gjatë procesit të Vjenës, ka marrë formë me Deklaratën e Pavarësisë dhe ka marrë legjitimitet ndërkombëtar me Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thuhet në një reagim të para një javë të LDK-së. Kjo parti kërkoi madje nga Kuvendi i Kosovës, që “urgjentisht të vendosin vijë të kuqe për Presidentin që, i paautorizuar, ka marrë në dorë fatet e vendit”.

Përgjigja e Presidentit; Ndërkohë, në përgjigje të kësaj Presidenti Thaçi, tha se “politikat populiste po rrezikojnë që Kosova ta humbë momentin për arritjen e një marrëveshje me Serbinë”. “Kjo po rrezikohet nga politikat populiste që kanë qëllime elektorale. Askush nuk mund ta udhëheqë dialogun i vetëm, e as të vërë veto apo ta bllokojë procesin për të ecur përpara. Të gjithë liderët politikë duhet të marrin përgjegjësi në këtë proces të rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë t’i ndajnë meritat”, u përgjigjet kritikave Thaçi.

Por, pavarësisht kritikave të opozitës dialogu me Serbinë nuk do ta ndalet, konfirmon Bekim Çollaku, këshilltari i parë i Presidentit të Kosovës. Ai thotë se “Kosova e ka ekipin e vet negociator dhe në takim do të shkohet para se të fillojë periudha e pushimeve verore për institucionet e Bashkimit Evropian, por edhe për ato të Kosovës”.

“Republika e Kosovës e ka ekipin negociator plotësisht funksional, i cili udhëhiqet nga Presidenti. Ekipi negociator përbëhet nga bartësit e institucioneve shtetërore, pra Presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe liderët e partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës”, citojnë mediet lokale këshilltarin Çollaku.

Takimi i radhës dhe pretendimet e palëve; Takimi i fundit ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuçiq, u zhvillua me 15 qershor në Bruksel. Të dy presidentët paralajmëruan kompromise por edhe vendime të vështira, detajet e të cilave nuk dihen. Por sa është i mundshëm në këto rrethana kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të arritur në një marrëveshje finale pajtimi, që më ngulm e kërkon Bashkimi Evropian, në mënyrë që të dyja vendet të mund të ecin drejt integrimeve evropiane. Blerim Burjani, analist politik i tha më herët DW-së, se synimet e palëve tashmë dihen, “Kosova synon ulëse në OKB dhe në fund njohje nga Serbia, ndërsa, kjo e fundit nëpërmjet Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe kërkon hise brenda territorit të Kosovës”.

“Serbia e dëshiron një ndarje të butë, si një variant, ku serbët do të kenë trajtim si entitet juridik i veçantë, siç është përcaktuar edhe nga grupi i punës për hartimin e statutit të komunave me shumicë serbe. Në të, vetë serbet caktojnë në mënyrë të pavarur vullnetin e tyre statusor pa ndikim nga Prishtina. Nga ana tjetër, Kosova ka kërkuar që këtë statut ta kontrollojë dhe mbikëqyrë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Pra, edhe ashtu Serbia ka avantazh në këtë temë si propozues, pastaj i mbetet Kosovës të deklarohet për këtë e që politikanët e Kosovës kësaj teme i ikin politikisht duke ia dërguar Gjykatës Kushtetuese për ta hequr qafe debatin për “tradhti” dhe gjëra tjera. Pra, kompromisi me Serbinë në këto rrethana duket i pamundshëm”, thotë Blerim Burjani.

Sidoqoftë, në takimin e 15 qershorit në Bruksel Thaçi dhe Vuçiq, u pajtuan që “të intensifikojnë punën në javët në vazhdim”, në kërkim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve. Këtë po e kërkon edhe Bashkimi Evropian, në mënyrë që Serbisë ti hapet rruga për anëtarësim, ndërsa, Kosova të vazhdojë të njëjtën rrugë por fillimisht në përmbushjen e kritereve që dalin nga marrëveshja e stabilizim asocimit (MSA) e nënshkruar në tetor të vitit 2015 ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Tags: 18 korrikBrukseltakohenThaciVucic

TË LIDHURA

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën
Bota

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

09:05 | 31/12/2025
Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS
Bota

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

22:27 | 30/12/2025
Zelensky hedh poshtë pretendimet e Kremlinit për sulmin në rezidencën e Putinit
Bota

Zelensky hedh poshtë pretendimet e Kremlinit për sulmin në rezidencën e Putinit

19:46 | 30/12/2025
Next Post
Tritan Shehu: Barnat e rimbursueshme nuk janë të certifikuara nga BE

Skandal/Nuk mjaftojnë dy sëmundje, duhen tre për të përfituar rimbursim

75-vjeçarja e lindur në Çamëri kërkon pasaportë shqiptare: Dua të jem e lirë

75-vjeçarja e lindur në Çamëri kërkon pasaportë shqiptare: Dua të jem e lirë

Trump kërcënon sërish Kim Jong-un: Butoni im bërthamor më i madh se i yti!

Kim Jong Un i shkruan letër presidentit Trump







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

“Gëzuar 2026!”, Berisha mesazh urimi për fundvitin
Politikë

“Gëzuar 2026!”, Berisha mesazh urimi për fundvitin

by mirseda
16:57 | 31/12/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar sot shqiptarët për ndërrimin e viteve, duke u shprehur...

Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm

Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm

16:16 | 31/12/2025
Ambasada Amerikane uron Vitin e Ri 2026, thekson forcimin e partneritetit me Shqipërinë

Ambasada Amerikane uron Vitin e Ri 2026, thekson forcimin e partneritetit me Shqipërinë

16:04 | 31/12/2025
Nuk kanë marrë pagesën e premtuar nga qeveria, personat me aftësi të kufizuara protestë në Lezhë

Nuk kanë marrë pagesën e premtuar nga qeveria, personat me aftësi të kufizuara protestë në Lezhë

13:52 | 31/12/2025
Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

11:59 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com