Tre emra të rinj janë shtuan të martën në mëngjes në listën e njerëzve më të kërkuar nga policia e Belgjikës. Me tyre është edhe emiri i një shqiptari.
Ata janë Alam Khorshed, Safet Rustemi dhe Grzegorz Janoëicz. Identifikimi i tyre, detajet dhe foto e tyre u publikuan në faqen e internetit të Policisë Federale. “Më të kërkuarit”, janë tashmë në listën e zezë të Policisë Federale, e cila synon të identifikojë dhe të arrestojë të dënuarit, duke u mbështetur në ndihmën e publikut.
Shqiptari
Emri: Safet Rustemi
Gjinia: Mashkull
Data e lindjes: 09-09-1984
Kombësia: shqiptare
Safet Rustemi është një shqiptar i dënuar si udhëheqës i një organizate kriminale aktive në Bruksel, e cila merrej me tregtinë e drogës dhe prostitucion.
Më 01/25/2017, Rustemi Safet u dënua në mungesë nga Gjykata e Apelit e Brukselit, me 9 vite burg, i akuzuar si kreu i një bande kriminale e cila ishte duke u përpjekur për të kontrolluar pjesën qendrore të Brukselit, në tregtinë e drogës dhe prostitucionit. Për këtë, ai nuk kishte “kursyer asnjë mjet” duke nisur që nga shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentim vrasje, grabitje, trafik njerëzor në rastin e grave të reja detyrohen në prostitucion. Rustemi dhe bashkautorët e tij zakonisht ishin shumë të dhunshëm.
Më 02.22.2018, ai u dënua sërish nga gjykata penale e Brukselit për një dënim me burg prej 9 vjet si kreu i një bande kriminale i përfshirë në tregtinë e drogës. Po të njëjtën ditë, ai u dënua edhe me pesë vjet shtesë për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë me kërcënime me vdekje.
Burimi: lavenir.net
Përshtati: Tirana Today