Iu ankua live kryeministrit Rama në një nga takimet e turit te llogaridhënies publike dhe në fund, pas ankesës që bëri në portal, gjeti zgjidhjen për çështjen e pensionit.
“Jam Leze Gjika, nuk me njohin vitet e pensionit”- i tha ajo live Ramës, ndërkohë që kryeministri i tha të bënte ankesën në portal. Me pas zonja thotë se i dhanë zgjidhje, madje ka qenë e ftuar edhe në takimi e fundit që Rama bëri në kryeministri.
“Ne Sigurimet shoqërore duhet venë dorë. Ne brezi i tretë kemi shumë nevoje’- i tha ajo Ramës.
Por, sot Rama në “Facebook”, reagoi duke shkruan dhe dhënë një mesazh: MIRËMËNGJES ? dhe me këtë dëshmi nga shumë të tilla gjatë fushatës së Llogaridhënies Publike, duke përshëndetur të gjithë ata që e kanë aq kollaj të shajnë, tallen, shpotisin e përqeshin përpjekjen aspak të lehtë, por këmbëngulëse për t’i dhënë qeverisjes përmasën e halleve e shpresave të njerëzve të zakonshëm, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë ?
Ndërkohë në këtë reagim të Ramës, ka pasur një sërë ankesash nga ana e qytetarëve, duke i komentuar kryeministrit, i cili u është përgjigjur disa prej tyre.