Një termet me magnitudë 5.1 ballë ka bërë të dridhet Tirana, sikundër lëkundjet janë ndierë edhe në disa qytete të tjera si në Vlorë, Durrës dhe Fier.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, 18 kilometra në verilindje të Durrësit.
Pak më herët, Veliaj apeloi që qytetarët të evitojnë ndërtesat. Sizmiologu Rrapo Ormeni tha se janë regjistruar rreth 20 lëkundje. Ai shtoi se lëkundjet e tërmetit do të ndjehen dhe në ditët në vijim.
Në një lidhje telefonike për “News 24”, ai u shpreh: “Kjo është një gjë që nuk mund të gjykohet, por pasgoditjet e vogla të kësaj goditje kryesore do vazhdojnë për disa ditë, por janë pa efekte. Janë vetëm çlirim i energjisë, deri sa të vendoset ekuilibri”.
Pak më herët u raportua se nga tërmeti u pezulluan të gjitha mbledhjet e komisioneve.