Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Video/Çmimi i kripur i biletave, qeveria bën lëvizjen e fortë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Çmimi i kripur i biletave, qeveria bën lëvizjen e fortë

Qeveria kërkon rishikimin e tarifave që koncesionari i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës u vendos kompanive të fluturimit.

Televizioni Klan ka mësuar se me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe asaj të Financave dhe Ekonomisë, Autoritetit të Aviacionit Civil i është deleguar kompetenca për të kontraktuar një ekspert financiar, i cili do të bëjë vlerësimin e pavarur ekonomik dhe më pas rishikimin e kontratës koncesionare.

Konsulenti do të krahasojë fitimet e kompanisë që ka operimin e aeroportit me skenarin bazë të fitimeve që ka patur në kontratën e firmosur me qeverinë shqiptare, si dhe do të analizojë çmimet që u vendos palëve të treta firma koncesionare.

Analiza do të përfshijë edhe krahasimin e tarifave të Aeroportit të Tiranës me aeroportet e rajonit, për të parë nëse reflekton një nivel të drejtë të tyre.

Në përgjegjësi të ekspertit të pavarur është dhe vlerësimi i mënyrës se si është zbatuar kontrata nga të dyja palët: shteti dhe koncesionari.

Në total konsulentit do t’i jepen 290 mijë dollarë për të bërë analizën brenda 4 muajsh, e në bazë të konkluzioneve të tij do të ndryshohet kontrata.

Kjo e drejtë i lind palës shtetërore në bazë të nenit 19.4 të kontratës me Tirana International Airport, i cili sanksionon se në bazë të rezultateve të ekspertit, palët do të amendojnë kontratën për të rikthyer ekuilibrin ekonomik të koncesionit në përputhje me praktikën më të mirë të kësaj industrie.

Fakti që kërkesa për rishikimin ekonomik të koncesionit po bëhet nga autoritetet shtetërore, dëshmon se vetë qeveria është e pakënaqur me mënyrën se si po e zbatohet kontrata nga kjo kompani.

Disa të dhëna zyrtare të publikuara pak ditë më parë nga Tv Klan tregojnë se aeroporti i vetëm i Shqipërisë ka tarifa 2 deri në 3 herë më të larta se rajoni, fakt i pranuar ky edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Këto tarifa i bëjnë çmimet e biletave për shqiptarët më të shtrenjtat në rajon dhe sipas të dhënave, kompania koncesionare përfiton 25 % të çmimit të biletave./Tv Klan

Tags: bënbiletaveçmimifortëkripurlevizjenQeveria

TË LIDHURA

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu
Aktualitet

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

21:14 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!
Aktualitet

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!

20:00 | 01/04/2026
Next Post
Prostitutat shqiptare të viteve ’90-të: Myzeqeja, hambari i tyre!

Prostitutat shqiptare të viteve ’90-të: Myzeqeja, hambari i tyre!

Emri/“Unë vjedh, nuk jam vrasës”, ish-futbollisti shqiptar huton policinë greke

Emri/“Unë vjedh, nuk jam vrasës”, ish-futbollisti shqiptar huton policinë greke

Video/“Na hodhi plaçkat dhe na tha ikni”, flasin të moshuarit që u dëbuan nga djali

Video/“Na hodhi plaçkat dhe na tha ikni”, flasin të moshuarit që u dëbuan nga djali







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu
Aktualitet

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

by mirseda
21:14 | 01/04/2026
0

Sonte qielli do të ofrojë një pamje të veçantë për të gjithë ata që duan të shohin...

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

20:50 | 01/04/2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

20:33 | 01/04/2026
Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

20:29 | 01/04/2026
Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

20:18 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com