Njëqind familje të reja kanë mbërritur në Bordeaux që nga prilli. Shoqatat e ndihmës po ngrenë alarmin. Gratë dhe fëmijët flenë jashtë gjatë natës. Që nga prilli, njëqind familje të reja kanë zbarkuar në aglomeratin e Bordeaux.
Ata vijnë nga Gjeorgjia, Siria, Iraku, Shqipëria, Nigeria, Mongolia, Angola. Ata po luftojnë, vijnë me fëmijë në krahë, dhe asgjë tjetër. Administrata kërkon që ata të presin, emërimet zvarriten, kështu që janë shoqatat e ndihmës, vullnetarët që kthehen për të gjetur zgjidhje alternative për ta.
Një shoaqtë ka shkuar dhe i ka takaur ata. Aty takuan shumë gra të vetme me fëmijë të vegjël, të lodhura e të rraskapitura. Të vegjlit mësojnë frëngjisht në shkollë, ata janë që menaxhojnë situatat e prindërve të tyre, madje ndonjëherë bëjnë edhe rolin e përkthyesit.
“Te 115 nuk mund të kërkojnë ndihmë këta të sapoardhur”, tha avokati Romain Foucard, “disa qëndrojnë për një kohë, pastaj u kërkohet të lënë objektet për t’i dhënë vendet e tyre të reja.”Dhe ata, ndërkohë? Janë jashtë. “
Ky specialist në ligjin e të huajve ka kryer më shumë se 50 procedura emergjente përpara gjykatës administrative të Bordoos.
Por, pas botimit të raportit mbi gjendjen e familjeve që flinin jashtë në aglomeratin e Bordeaux, zgjidhjet u gjetën nga administrata për dy familje shqiptare.
Në të vërtetë, familja e Oresti nga shqipëria, djalë i vogël i cili qëndronte në Shën Bruno , pranë Shkollës së Bordo me vëllanë e tij 3 vite më të madh Olertin, dhe me nënë e tij, kishin fjetur në çadër për një javë.
Por nëna Eliza dhe dy djemtë e saj tashmë janë strehuar. Por kësaj familje iu bashkua një tjetër familje shqiptare, e cila edhe ajo u sistemua në një shtëpi.
Sa i përket familjes së Julietës, e cila ka qenë në kamping me tre fëmijët e saj për një javë në sheshin Mériadeck, gjithashtu edhe ajo është mbështetur.
Lidhur me historinë e tyre ka reaguar edhe prefekti Didier Lallement, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të dërguar në media të hënën në mëngjes, me këto fjalë: “Të gjitha shërbimet e Shtetit mobilizohen që: “Asnjë familje me fëmijë nuk duhet të flejë në rrugët e Gironde, përpjekje të konsiderueshme janë bërë në muajt e fundit për të rritur kapacitetin e pritjes dhe akomodimit të azilkërkuesve dhe njerëzve të pastrehë”.
Prefekti gjithashtu tregon se departamenti Gironde ka 2,223 vende për azilkërkues, më shumë se gjysma e të cilëve janë krijuar në 18 muajt e fundit dhe 1,253 vende nën sistemin e së drejtës së zakonshme.
Një lexues shkroi duke propozuar që shtëpia e tij e zbrazët të jetë në dispozicion për familjet e refugjatëve. Të tjerët na pyesin se si t’i ndihmojmë.
Përshtati: Tirana Today