Tryeza e organizuar sot për Teatrin e ri nisi me një përplasje mes Neritan Liçajt, si përfaqësues i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit dhe kryebashkiakut Veliaj.
Liçaj tha se artistët nuk e njohin Veliajn si negociator dhe u larguan. Pas kësaj kryebashkiaku u shpreh se kishte një sms që disa artistë po përdoren nga PD-ja për luftë politike.
Pak minuta më vonë, zyra e shtypit e Bashkisë ka publikuar fotot e dy sms-ve që sipas saj tregon se Sindikata e Artistëve merr urdhra nga zyrtarë të PD-së lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.
“Nga mesazhet e fotografuara që avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës. Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Bashkisë.