Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ç’do bëhet me integrimin e Shqipërisë?! Gjermania e thotë copë: Ja çfarë ju pret!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Gjermania trondit Ramën; I tregon ç’duhet të bëjë. Ndryshe s’ka BE!

Qershori është muaji vendimtar nëse do të hapen negociatat për vijimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kur të gjithë i kanë sytë nga eventi botëror i futbollit “Rusi 2018”, Brukseli po shqyrton nëse ia vlen që të pranojë në gjirin e tij vende si Maqedonia dhe Shqipëria. 

Nëse për të parin, marrëveshja e emrit mund të ketë një ndikim pozitiv, për të dytën, evropianët po tregohen gjithnjë e më shumë dyshues. Dhe jo pa arsye. Lupa e Brukselit është vendosur mbi korrupsionin endemik qeveritar të vendit tonë. Ndërsa vetë mazhoranca akuzohet nga opozita si një qeveri me elementë të inkriminuar, shkruan Tirana Today. 

Më e fundit është akuza drejtuar ministrit të Brendshëm lidhur me dyshimet mbi vëllanë e tij të lidhur me trafikun e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë. Ndërkohë që kjo çështje i ka kaluar drejtësisë, shumë tymnajë është hedhur mbi të, duke mbetur e paqartë se cila është e vërteta. 

Por, për Gjermaninë mosintegrimi do të ishte me pasoja fatale. 

“Nëse Bashkimi Evropian nuk arrin të shënojë përparim në procesin e pranimit të këtyre vendeve, do të ketë pasoja fatale”- tha  ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas, në një fjalim të mbajtur në Berlin të mërkurën.

Nga ana tjetër vetë Bashkimi Evropian është në kontradiktë me veten, ku Holanda dhe Franca kanë dalë kundër anëtarësimit. Ndërsa Komisioni Evropian kërkon hapjen e negociatave, gjë të cilën e kërkoi një ditë më parë Johannes Hahn.

LEXO EDHE:  

Integrimi në BE/Hahn rrëfen sekretin e madh për Shqipërinë

Këtë qasje kontradiktore e ka sjellë në vëmendje edhe media amerikane në versionin e saj evropian, “Politico.eu”.  Andrew Gray, Jacopo Barigazzi dhe David M.Herszenhorn shkruajnë se Bashkimi Evropian e ka të vështirë të pranojë një vend të korruptuar si Shqipëria, e cila ka ende punë deri tek anëtarësimi.

“Këto vende, shqetësohen gjithashtu se ftesa për vendet nga Ballkani, me trashëgiminë e tij të luftës dhe problemeve të mëdha me krimin e organizuar dhe korrupsionin, do të ishte një dhuratë për kundërshtarët populistë të BE-së, në prag të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm të Parlamentit Evropian. Franca dhe Holanda, kanë hartuar amendamente për takimin e Këshillit Evropian të 28-29 qershorit, që do të shtynin vendimin mbi negociatat e pranimit, për në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, sipas një teksti të shqyrtuar nga “Politico”.

Analiza e plotë

Nga Andrew Gray & Jacopo Barigazzi & David M.Herszenhorn, “Politico.eu”

Marrëveshja mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev me homologut të tij grek, Alexis Tsipras, për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të vjetër mbi emrin e vendit ballkanik, është lavdëruar gjerësisht në Bruksel, Uashington dhe në kryeqytetet e BE-së.

Por, mbeten ende shumë pengesa për t’u kapërcyer, përpara se të jetë e qartë rruga për Maqedoninë – ose Maqedoninë e Veriut, siç do të njihet nga marrëveshja – drejt anëtarësimit në union. Midis këtyre pengesave, është edhe opozita e ashpër e brendshme në Maqedoni dhe Greqi.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov deklaroi të mërkurën se nuk do ta dekretojë marrëveshjen. Ndërkaq, edhe partnerët e koalicionit qeverisës të Tsipras dhe partia kryesore e opozitës, e kanë kritikuar planin.

Po aq e rëndësishme, edhe udhëheqësit e BE-së janë të ndarë, nëse duhet t’i hapin dritën jeshile nisjes së bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë në një samit që do të mbahet në fund të këtij muaji.

Në përgjithësi, në këtë debat ka dy kampe. Njëri, i udhëhequr nga Franca dhe Holanda, argumenton se blloku duhet të përqendrohet në reformimin e vet pas Brexit, përpara se të shqyrtojë futjen e anëtarëve të rinj.

“Këto vende, shqetësohen gjithashtu se ftesa për vendet nga Ballkani, me trashëgiminë e tij të luftës dhe problemeve të mëdha me krimin e organizuar dhe korrupsionin, do të ishte një dhuratë për kundërshtarët populistë të BE-së, në prag të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm të Parlamentit Evropian. Franca dhe Holanda, kanë hartuar amendamente për takimin e Këshillit Evropian të 28-29 qershorit, që do të shtynin vendimin mbi negociatat e pranimit, për në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, sipas një teksti të shqyrtuar nga “Politico”.

Ndërkohë kampi pro-zgjerimit përfshin zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, politikanë të lartë gjermanë dhe qeveri nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Ata argumentojnë se BE-ja duhet t’i mbajë vendet e Ballkanit në orbitën e saj, për të kundërshtuar rritjen e ndikimit nga fuqitë rivale në oborrin e saj jugor.

“Nëse Bashkimi Evropian nuk arrin të shënojë përparim në procesin e pranimit të këtyre vendeve, do të ketë pasoja fatale”- tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas, në një fjalim të mbajtur në Berlin të mërkurën.

“Për një kohë të gjatë, fuqitë e tjera – Rusia, Kina, vendet e Lindjes së Mesme, kanë synuar ta mbushin këtë hendek”- tha ai.

Zyrtarët e pro-zgjerimit, pohojnë gjithashtu se hapja e bisedimeve të anëtarësimit, i jep BE-së një ndikim më të madh për të nxitur më shumë demokraci dhe sundim të ligjit në vendet kandidate, dhe për të forcuar udhëheqësit pro-BE-së atje.

Për udhëheqës ballkanikë pro-BE si Zaev, të cilët kanë marrë përsipër rreziqe të mëdha politike, për të shpresuar në nisjen e shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit, blloku do të ishte “jashtëzakonisht dritë-shkurtër nëse i përplaste derën në fytyrë këtyre vendeve”- tha një diplomat i BE-së.

Për momentin, duket sikur më e mira që mund të shpresojnë Maqedonia dhe Shqipëria në këtë samit, është një marrëveshje për të filluar përgatitjet mbi bisedimet e anëtarësimit.

Por këto dy vende, do të duhet të ndërmarrin më shumë reforma, para se të mund të ulen në tryezën e negociatave.

“Unë mbështes shprehimisht hapjen e kushtëzuar të negociatave të anëtarësimit me këto dy vende”- deklaroi Mas, një nga politikanët e shumtë të BE-së, që ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes midis qeverive maqedonase dhe greke.

Qeveria maqedonase do ta hedhë marrëveshjen në një referendum, dhe ka nevojë për një shumicë prej dy të tretash në parlament për të kaluar ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Sipas kushteve të marrëveshjes, vendi do të quhet Maqedonia e Veriut, dhe ky emër do të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë. Por si Shkupi dhe Athina, nuk do ta kenë të lehtë zbatimin e saj.

Presidenti maqedonas Ivanov mund ta bllokojë marrëveshjen. Edhe në Greqi partnerët e koalicionit të Tsipras e kanë kundërshtuar marrëveshjen, dhe opozita kryesore e Demokracisë së Re, ka qenë gjithashtu shumë kritike. Kjo do të thotë se Tsipras, do të duhet të përfshihet në një aleancë fluide nëse synon miratimin e marrëveshjes në parlament.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

 

Tags: BallkanibeintegrohetkorruptuarMaqedoniashqiperia

TË LIDHURA

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci
Aktualitet

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci

17:48 | 16/07/2025
Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së
Aktualitet

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

16:40 | 16/07/2025
Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë
Aktualitet

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025
Next Post
Botërori/ ISIS: Do ju hedhim bomba me dron

Botërori/ ISIS: Do ju hedhim bomba me dron

Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Ish-polici grek: Isha me pushime, s’kam lidhje me viktimën

Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Ish-polici grek: Isha me pushime, s’kam lidhje me viktimën

Integrimi/BE i mbyll derën Shqipërisë: Këtë qershor ngrohuni në diell. Shohim vitin tjetër!

Zbulohet plani sekret i BE-së për integrimin e Shqipërisë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s
Bota

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s

by mirseda
18:47 | 16/07/2025
0

Franca thuhet se nuk planifikon të bashkohet me një iniciativë të mbështetur nga NATO, që vendet evropiane...

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci

17:48 | 16/07/2025
Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit

Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit

17:31 | 16/07/2025
Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

16:40 | 16/07/2025
Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com