Kancelari i Austrisë Kurz po punon me vendet e tjera të BE për një plan për të ndërtuar një kap për refugjatët e refuzuar në një vend që është jashtë BE. Por ditët e fundit në mediat gjermane, franceze dhe austriake është shkruar se me shumë mundësi një kap për pritje e azilkërkueseve të refuzuar nga vendet e BE-së mund të ngrihet në Shqipëri.
Sot, Kancelari austriak Sebastian Kurz u takua me ministrin e Brendshëm gjerman Horst Seehofer. Tema e madhe e takimit të tre ishte: politika e emigracionit. Të dy politikanët ndajnë të njëjtin mendim. Ndërsa Seehofer argumenton edhe në emër të kancelares Angela Merkel se e mbështesin idenë dhe se : “Austria është duke punuar me një grup të vogël të vendeve të BE-së në planet për mbajtjen e qendrave për refugjatët jashtë BE-së”.
“Po, ka përpjekje që të krijojmë qendra mbrojtëse jashtë Evropës, ku mund të strehojmë refugjatë, ku mund të sigurojmë mbrojtje, por në të njëjtën kohë jo jetën më të mirë në Evropën Qendrore”, tha Kurz, për televizioni austriak ORF. Ai e kishte thënë këtë fjali në një formë të ngjashme javën e kaluar.
Austria po punon “me një grup të vogël shtetesh” mbi projektin, tha Kurz. Megjithatë, planet janë deri tani “shumë konfidenciale” për të rritur “zbatueshmërinë” e projektit. I pyetur nëse një qendër e tillë pritëse mund të ngrihej në Shqipëri, Kurz tha: “Ne do të shohim.”
Shqipëria si vend i mundshëm?
Javën e kaluar, Kryeministri danez Lars Løkke Rasmusen konfirmoi se disa vende të BE, duke përfshirë Austrinë, duan të krijojnë qendra pritëse për azilkërkuesit e refuzuar jashtë BE. Raportet e medias austriake kanë referuar kohët Shqipërinë si vendi i mundshëm.
Por i pyetur nga Anadolu Agency për këtë çështje kryeministri Edi Rama është shprehur se: “Pra është thjeshtë një fantazi. Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të ja hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon. Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë bashkë me tjerët dhe të marrim pjesën që na takon, por nuk jemi të gatshëm që të bëjmë atë që të tjerët nuk duan ta bëjnë, duke qenë shumë më të pasur, duke qenë shumë më të fuqishëm se ne”.
Burimi: Der Spiegel.de
Përshtati: Tirana Today