Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Përmes një postimi në Twitter, Rama përgëzon fqinjët për emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut dhe sipas tij 2 lider progresivë të vendeve fqinje bënë historinë sot me arritjen e marrëveshjes.
“Dy liderë progresivë të vendeve fqinjë e bënë historinë sot dhe i treguan BE dhe botës se si vizioni dhe vullneti për të kapërcyer të kaluarën mund të gjejë hapësirë për të ardhmen Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”- shkruan Rama.