Sot ishte një ditë historike, pasi u nënshkrua paqja mes dy vendeve të fuqishme si SHBA dhe Koresë së Veriut. Trump dhe diktatori koreano-verior Kim Jong-Un u takuan në Singapor pas muajve të tëra të kaluara mes kërcënimeve dhe mundësisë së një lufte të madhe. Bashkë me ta, ishte edhe Dennis Rodman, shok i ngushtë i Kim Jong-Un, që shkoi në Azi për këtë samit duke thënë: “Jam gati të jam kontributin tim në çdo moment për paqen në botë.”Një curriculum për t’u pasur zili për Rodman, pesë herë kampion i NBA dhe një nga basketbollistët më të mirë në histori për sa i përket topave të kapur në tabelë. Ai është mik me Kim Jong-Un, që nga viti 2013 kur shkoi për herë të parë në Korenë e Veriut. Diktatori e ka quajtur: “një djalë i mirë, që do të jetë miku im për jetë.”Jo vetëm kaq, ish-shoku i Jordan dhe Pippen, te skuadra e famshme e Bullsave, ka qenë edhe një nga ata që kanë shuar zjarrin mes Washington dhe Pyongyang. Puna e tij ka arritur kulmin me takimin historik në Singaport mes Trump dhe Kim.Në një deklaratë për “CNN”, mes lotëve, Rodman tha: “E dija që ky moment do të vinte. E dija që nuk duhej një mrekulli, por thjesht në zemërgjerësinë e njerëzve. Kam pasur gjithmonë besim te Korea e Veriut dhe te Trump, të cilit i thashë të hapë zemrën. Kur kthehesha në SHBA, pas udhëtimeve në Kore, merrja kërcënimi me jetë, por gjithmonë kam pasur besim te paqja dhe e mbaj kokën lart. Para pesë vitesh doja paqen e Kim Jong-Un me Obama, por ai kurrë nuk më dëgjoi. Trump e bëri dhe sot bota është më e qetë.”