Anija shqiptare Butrinti në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë shpëtuar një gomone me 36 persona në Detin Egje.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila tha se 12 prej të shpëtuarve ishin fëmijë dhe 15 gra.
“Anija shqiptare Butrinti vijon punën e mirë të simotrës së saj Oriku në detin Egje. Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë, shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra. 36 emigrantët e nisur nga brigjet turke iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios”, shkroi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.