E gjithë dita dominohet nga kthjellime e vranësira të lehta, në pjesën më të madhe të vendit.
Përjashtim bëjnë orët e pasdites, kur pritet fuqizim i përkohshëm i vranësirave në ekstremet Veri-Verilindje, duke sjellë shira të izoluar.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/ h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi i ulët.
Temperaturat e ajrit rriten me 1-2 gradë celcius, më e ndjeshme rritja gjatë mesditës ku maksimumi ngjitet në 34 gradë.