Kryeministri Edi Rama publikoi dje një grafik i cili tregon se numri i vrasjeve, që në kohën kur ka ardhur ai në pushtet është ulur ndjeshëm. Publikimin Rama e bëri në Facebook-un e tij duke i thënë ndjekësve të tij “Shih e shkruaj”, ashtu si thotë Populli”.
Pyetja është pse pikërisht dje në orën 11:28, Rama vendosi që të publikonte këtë grafik për uljen e numrit të vrasjeve. Përgjigja është e thjeshtë, kjo sepse Shqipëria dhe mbarë opinioni publik ishte tronditur nga dy vrasje të bujshëm. E para në fillim të javës, me një vrasje të tipit mafioz në Vlorë dhe e dyta ishte vetëm dje në mëngjes ku i riu vrau dy prindërit e tij.
https://tiranatoday.com/vrasja-e-biznesmenit-dy-ne-pranga-dy-ne-kerkim-policia-zbardh-ngjarjen/
Kryeministri duke pasur këshilltarë të mirë të komunikimit dhe propagandës jep të vërtetat sipas tij duke dashur të tregojë se qeveria e tij ka gjithçka nën kontroll dhe se ky vend është i sigurt.
https://tiranatoday.com/fotoky-eshte-djali-vrases-qe-u-mori-jeten-prinderve/
Por vetëmburrja e kryeministrit u rrëzuan dhe sot sepse në orën 08:10 një 31-vjeçar ekzekuton me gjakftohtësi ish të dashurën e tij dhe më pas vret veten.
https://tiranatoday.com/perseritet-historia-riu-vret-vajzen-dhe-pas-qellon-veten-foto-eskluzive/
Deklaratat dhe propaganda e kryeministrit janë njeri fakt dhe faktet reale ku pesë persona kanë humbur jetën brenda 5 ditëve janë tragjike.
Për të plotësuar komentin po ndërlidhim më poshtë rastet e pesë vrasjeve që kanë ndodhur këto 5 ditë. Tirana Today