Duket se finalja e Champions League ishte ndeshja e fundit për Cristiano Ronaldon me Real Madrid. Tashmë ylli portugez i është bashkuar kombëtares së tij në fazën përgatitore për në finalet e Botërorit, ku shkojnë si kampionë Europe. Të përditshmet portugeze ‘Record’ dhe ‘A Bola’, shprehen të bindura se aventura e CR7 tek Reali ka përfunduar tashmë. E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve me presidentin Florentino Perez, që duket se tashmë nuk ka më vend për negociata.Ronaldo është i zhgënjyer për faktin që Perez nuk e mbajti fjalën e dhënë për të rishikuar kontratën. Portugezi nga ana e tij pretendon një rritje të pagesës prej 21 milionë euro, për të barazuar Messin në kuotën e 40 milionë dhe Neymar 37 milionë.Kështu, janë të ndryshëm zërat që mbërrijnë nga Portugalia mbi destinacionet e mundshme të CR7, mes të cilave më favoritet janë padyshim PSG dhe Manchester United. Por nuk mbyllet me aq lista e ekipeve pretendente për të mirëpritur Ronaldon. Mes alternativave të përmendura nga mediat portugeze qëndrojnë edhe ekipet e Seria A të Italisë, me Juventus, Milan, Inter dhe Roma, si selitë e mundshme të projektuara për destinacionin e ardhshëm të fituesit të Topit të Artë në fuqi.